• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Dea Film Festival në Sarandë

U

Universal

Guest




Në Europë e botë, festivalet e filmave shërbejnë si një treg ku ndërveprojnë aktorët e industrisë së filmit.


Organizatoret e Dea International Film Festival kanë një qëllim të qartë: të sjellin këtë frymë në industrinë shqiptare të kinematografisë, por edhe kthimin e publikut tek kinemaja, një qëllim të cilin po e arrijnë ngadalë, por bindshëm, pasi tashmë kanë mbërritur në edicionin e katërt të festivalit.

“Krijimi i një festivali ne optiken time ne kushtet e Shqipërisë do të ishte një kontribut shumë i mirë në krijimin e asaj që ne e quajmë industria e filmit. Kjo është arsyeja për të cilën është krijuar Dea. Shqipërisë i mungon një pjesë e binomit film-spektator ose kineast-spektator. Për këtë arsye gjykoj që festivalet janë më shumë se të domosdoshme, sepse do ta mësojnë spektaktorin shqiptar të shkojë në kinema”, shprehet Edmod Topi, Drejtor i “Dea International Film Festival”.

Këtë vit miqve të kinemase do t’u shtohet edhe një tjetër hapësirë.

““Miqtë e kinemasë” është ndërtuar edhe një kinema tjetër që do të ketë një seksion të veçante, kryesisht “Best off”. Sivjet bëjmë në rubrikën tonë ‘in memoriam’ përkujtojmë 80-vjetorin e lindjes së regjisorit Viktor Gjika si edhe kujtojmë aktorin e madh Bujar Lako”, tha Edmod Topi.

Këtë vit do të ketë edhe një formulë të re vlerësimi. Do të jenë shikuesit ata që në ftesën, apo biletën e tyre do të vlerësojnë filmin më të mirë mes shumë filmave pjesëmarrës në ‘Dea Open Air’ të cilët që prej 27 gushtit deri më 2 shtator do të shoqërojnë mbrëmjet e qytetit bregdetar të Sarandës./topchannel
 
Back
Lartë