• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Dashuria nuk është perfekte. Të dashurosh nuk do të thotë të bësh përherë gjënë e duhur

...

Kontributor
LV
0
 

Dashuria nuk është perfekte. Të dashurosh nuk do të thotë të bësh përherë gjënë e duhur​




Një profesor me përvojë në një universitet, pedagog filozofie, sikurse e kishte zakon prej 20 vitesh tashmë, hyn në auditor dhe shkruan diçka në dërrasën e zezë. “Siç të kam dashur ty, nuk kam dashuruar asnjë person tjetër”. Me një zë të trishtë si asnjëherë tjetër, ai u kërkon studentëve t’i lexojnë se çfarë ka shkruar. Studentët qeshnin, ndërkohë që profesori këmbënguli që dikush ta lexonte fjalinë. Në atë moment, një vajzë ngriti dorën dhe e lexoi fjalinë me zë.

“Mirë”, – thotë profesori. – “Mbrëmë kam ftuar për darkë një femër që më bëri realisht t’i ndieja thellë në zemër këto fjalë. Kishim rreth dy muaj që flisnim bashkë, kështu që mbrëmë vendosa ta nxirrja për darkë dhe t’i propozoja për martesë. Gjithçka kishte dalë perfekte, edhe ajo dukej perfekte. Nuk isha në gjendje dot t’i bëja propozimin, ndaj mora një bllok shënimesh dhe në një fletë të tij shkruajta: “Siç të kam dashur ty, nuk kam dashuruar asnjë person tjetër”. Si një fëmijë po prisja të shihja një buzëqeshje nga buzët e saj të bukura, por pashë vetëm trishtim. Ajo nisi të qante, kërkoi falje dhe u largua nga tavolina. Mirëpo, unëdoja të dija pse reagoi në atë mënyrë, kështu që vendosa ta ndiqja nga pas për ta pyetur. Pas një farë rruge, ajo m’u përgjigj:

“Ti je një profesor i madh filozofie, kurse unë një profesore letërsie. Si mund ta kesh bërë atë gabim qëbëre? Nuk arrij dot ta besoj, nuk mundem dot”.

Doja t’i shpjegoja se isha në dijeni të asaj që kisha bërë, thjesht po mundohesha të shtiresha si një fëmijëdhe ta trajtoja me përkëdhelje. Doja t’i shpjegoja se dashuria që ndieja për të, nuk kishte pse të varej nga një fjalë e shkruar qëllimisht gabim. Ama në atë moment kuptova se dashuria nuk është perfekte. Tëdashurosh nuk do të thotë të bësh përherë gjënë e duhur. Ajo kërkonte një dashuri perfekte, mirëpo me sa dukej, unë nuk mund ta bëja dot të lumtur. Ndaj, heshta dhe e lashë me aq diskutimin. Dua t’ju jap njëmesazh të rëndësishëm të gjithëve: “Mundohuni të dashuroheni me formën, jo me përmbajtjen””. – Autor anonim
 
Back
Lartë