• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Dashuria e semur,zinxhir qe prangos zemren.??

Anabela

____??____LarGuaR____?
Kontributor
LV
0
 
"Kam frike te dashurohem,e di mir se si do te perfundoj"....

Per disa dashuria shmderrohet ne nje pervoje te dhimbshme qe perseritet vazhdimisht.

Biem ne dashuri gjithmon "me te njejtin person",nje kopje te keqe te nje imazhi ideal te paarritshem.

Keshtu,pavaresisht se biem je dashuri shpesh,nuk e takojme asnjiher realisht tjetrin.
Ngarkesa jetesore e dashurise,humbet,lodhemi nga nje shperthim energjish qe na le brenda nje ndjenje boshlleku dhe merzitjeje.
 
Halli i madh, i ka zene robt . Nje zemer tradhetare, merr gjithmone ate qe meriton dhe nuk mund te dashuroje pervecse te vuaje.

Ps .. Dashuria e vertete nuk plagos dhe as nuk burgos zemra por i sheron/rigjeneron .. dhe sa vjen e lulezon.
 
Ajo qe ben pershtypje eshte se njerezit moderne e kritikojne te kaluaren, por sot vetem ankohen e askush nuk eshte i kenaqur.

Dashuria ngelet dashuri, nuk varet nga koherat.

Ps... Ose , Na shpjego pak se c’fare deshe te thuash?
 
Hmmm nuk e di pse e ke hapur kte Teme ama shkresa me siper me ben pershtypje si nje lloj varsie, si nje paknaqesi me veten&jeten.
Kerkon dicka per te ju shmangur problemit te ”vertetet“ qe te bie viktim e personit njejt ose le te themi se i terheq personat e ”kqinje“.

Me pelqen shkresa e zanes dhe asgje me teper nuk do ti shtoja se me cdo germe kam mendimin e njejte.

Dashuria e vertet te vlerson, te ruan si syte dhe nuk do bente asnje veprim i cili ty te lendon keshtu qe mendoje mire eshte Dashuri apo thjesht Varesi/Paknaqesi Problem i pa sqaruar...
 
Ska te boj me mua personalisht:

E hapa sepse kjo tem keto vitet e fundit o ba problem.
Spo din te vleresojne,se cfare eshte nke dashuri e vertet,e ngaterrojne ate me fiksime,etj.
 
Dashuria ngelet dashuri, nuk varet nga koherat.

Ps... Ose , Na shpjego pak se c’fare deshe te thuash?
Dashuria ka nje qellim, qe eshte lidhja dhe kalimi i një jete bashke.
Nderkohe qe e kaluara kritikohet per zakone te ngurta, mbyllje shoqerore e pa lirinë e duhur, sot qe jane te lire, nuk e gjejne dot. Vetem ankohen per tradhti, cektësi ndjenjash etj.
 
Per fjaline e pare jam dakort, ndersa per zakonet varet, sepse pshm kemi raste qe ne emer gjoja te ( dashurise) , nuk mund te lije nje mashkull pshm qe te keqtrajtonte .

Edhe Liria ka limitin e saj ku shumica gabojne ne emer te saj.
 
Cdo njeri ka perkufizimin apo perfytyrimin e tij per dashurine.Dhe kjo fatkeqesisht nuk varet vetem nga ajo qe ne kemi brenda,por dhe nga kushtet social-kulturore ku lindim, rritemi,jetojme.
 
Në lidhje me dashurinë çdo njeri ka eksperienca të ndryshme dhe përkufizime vetjake.
Për një gjë jam e sigurtë, zemra nuk
komandohet . E keni vënë re që dashurojmë pikërisht jo të duhurin, atë që ke urryer për shumë kohë?. Dhe pikërisht atë dashuron më së shumti...
Ne bëjmë plane në kokën tonë për partnerin e jetës por asnjëherë nuk vihen në.zbatim, del e kundërta e asaj çka kemi ideuar, del ose larg pritshmërive ose më mirë.

Për dikë dashuria është sublime, e bukur, mrekulli etj etj e për të tjerë vuajtje, mërzi, tradhëti, e paarrirë, e stisur, e sajuar etj..
Ama sido që të shkojnë gjërat është eksperiencë ( në rastet kur dështon)
Lum kush dashuron.
 
Veq vajzat qajn ..ec mer vesh ca kerkojn shofin ondra me sy qelt..te pelqej ne fillim? Po!! I pe anen e erret( kemi gjith) tashi gju shkelma...pranoni cik ralitetin me se sbohet nami!!
 
Cdo njeri ka perkufizimin apo perfytyrimin e tij per dashurine.Dhe kjo fatkeqesisht nuk varet vetem nga ajo qe ne kemi brenda,por dhe nga kushtet social-kulturore ku lindim, rritemi,jetojme.

Seriozisht? Dmth dashuria bazohet sipas rrethit social?

Me duket se po e ngaterron me mentalitetin.
 
Seriozisht? Dmth dashuria bazohet sipas rrethit social?

Me duket se po e ngaterron me mentalitetin.
Jo spo e ngaterroj fare me mentalitetin.Sdoja te zgjatesha sepse mendoj qe kjo eshte teme subjektive dhe prandaj ndoshta mesazhi su dha tamam.Dashuria eshte ndenje,dhe si cdo ndjenje shprehet.Askush nuk mund te shohe cfare kemi brenda, mund te shihet vetem ajo qe ne shprehim,pershkruajme.Dhe menyRa se si ne shprehim,jo vetem dashurine, por te gjitha ndjenjat,per mendimin tim lidhet shume ngushte me kushtet social-kulturore ku lindim,rritemi, jetojme.
 
Nje dashuri njohim te tere mbare botes.. eshte Universale .. dhe nuk ndahet ne pjese-pjese sipas shteteve apo shoqerive.

Te tjerat pastaj hyjne tek mentaliteti.
 
Nje dashuri njohim te tere mbare botes.. eshte Universale .. dhe nuk ndahet ne pjese-pjese sipas shteteve apo shoqerive.

Te tjerat pastaj hyjne tek mentaliteti.
@Zana nqs duam te jemi poetike dhe te themi dashuria eshte universale, sheron Zemrat,cel lulet etj etj okkkk. Un po perpiqem te jem realist dhe cik racional.ktej nga anet tona dashuria eshte cik me "e eger" per shkak te terrenit "te thepisur".Po deshe mund ta quajme dhe mentalitet,mgjth dhe ndjenjat nga nje zone e trurit kontrollohen,nuk lindin nga hici.
 
Na e perkufizo PAk dashurine atehere ? ?
 
Per mua te dashurosh do te thote te mbysesh egon,krenarine tende dhe te sakrifikosh kohe,energji,por asnjehere veten.per mua kush sakrifikon veten sdi te dashuroje.te dashurosh do te thote te shohesh tek tjetri gjerat qe ju bashkojne jo ato qe ju ndajne.te dashurosh do te thote te presesh me ankth qofte dhe nje "ckemi".te dashurosh do te thote edhe te jesh xheloz.mund te vazhdoj akoma po do behej koment i palexueshem pastaj.
 
Back
Lartë