• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Dashuria e babait.......

Vinjol

Larguar...... ne nji tjeter..... Dimension.......
ANETAR ✓
LV
0
 
Një baba çoi të birin në pyll, ia lidhi sytë me një shami dhe e la të vetëm.
I riu duhet të rrinte ndenjur mbi një trung gjithë natën pa e hequr shaminë deri kur rrezet e diellit ta lajmërojnë që erdhi mëngjesi. Nuk mundet dhe nuk duhet t'i kërkojë kujt ndihmë. Nëse i mbijeton natës i tëri dhe i bëri, do të bëhet burrë.
Nuk mund ta rrëfejë përvojën e tij as te shokët apo te ndokush tjetër, se çdo i ri duhet të bëhet burrë i vetëm.
Djali u tmerrua ashiqare, dëgjoi tinguj të çuditshëm përreth vetes. Ka patjetër shtazë të egra rrotull tij. Mbase edhe njerëz të rrezikshëm të cilët mund t'i bëjnë keq. Era fryn me furi gjatë gjithë natës dhe e tund trungun ku është ulur, por ai vazhdoi të rrinte duke bërë gajret, pa e hequr shaminë nga sytë.
Tekembramja, është i vetmi shteg që të bën burrë!
Më në fund, pas asaj nate të tmerrshme, doli dielli dhe e hoqi shaminë nga sytë. Kështu vërejti se i ati kishte qëndruar brinjë tij. E kishte përgjuar dhe mbrojtur të birin gjithë natën nga çdo kanosje.
I ati ishte aty, edhe pse i biri nuk e dinte. Edhe në natën më të tmerrshme, edhe në terrin me të çulltë, në vetminë më të plotë, edhe kur nuk e vëren asnjëherë, një djalë nuk është kurrë i vetëm!
Mund të jetë një imazh bardhezi i 1 person, fëmijë dhe ambiente të brendshme

 
Back
Lartë