• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Çrregullimi i personalitetit kufitar (BPD)

Inna^

Anetar i ri
ANETAR ✓
LV
0
 
Borderline Personality Disorder është një nga disa çrregullime të personalitetit të njohura nga Shoqata Psikiatrike Amerikane. Çrregullimet e personalitetit janë kushte psikologjike që fillojnë në adoleshencë ose në moshë madhore, vazhdojnë gjatë shumë viteve dhe shkaktojnë shumë shqetësime.

Çrregullimet e personalitetit gjithashtu mund të ndërhyjnë shpesh me aftësinë e një personi për të shijuar jetën ose për të arritur përmbushjen në marrëdhëniet, punën ose shkollën.

Cilat janë simptomat?
Njerëzit me BPD kanë vështirësi të vazhdueshme të lidhen me njerëzit e tjerë dhe me botën përreth tyre. Kjo mund të jetë shumë stresuese për personin dhe për ato që kujdesen për të.
Simptomat përfshijnë të mëposhtmet:
  • Ndjenjë e thellë pasigurie – Vështirësi në përballimin e frikës së braktisjes dhe humbjes; duke kërkuar vazhdimisht siguri, madje edhe për gjëra të vogla; duke shprehur zemërimin në mënyrë të papërshtatshme ndaj të tjerëve; një ndjenjë e brishtë për veten dhe vendin e njeriut në botë.
  • Impulsivitet i vazhdueshëm – Abuzimi me alkoolin dhe drogat e tjera; shpenzimi i tepruar; kumari; ose kryerja e seksit të pasigurt.
  • Ndjenja konfuzuese dhe kontradiktore – Pyetje të shpeshta dhe ndryshime emocionale ndaj të tjerëve dhe ndaj aspekteve të jetës siç janë qëllimet, karriera ose orientimi seksual.
  • Vetëdëmtimi – Duke shkaktuar dhimbje të qëllimshme nëpërmjet prerjes, djegies apo goditjes së vetes; mbidozë e barnave me recetë ose të paligjshme; abuzim me alkoolin dhe droga të tjera, duke vënë veten në mënyrë të përsëritur në situata të rrezikshme apo vetëvrasje.
Disa njerëz me BPD gjithashtu mund të kenë disa simptoma të sëmundjeve të tjera mendore. Ato mund të përjetojnë simptoma të lidhura me ankthin dhe çrregullimin e humorit, siç është shqetësimi i tepërt dhe të paturit e atakeve të panikut, ose të përjetuarit e mendimeve të padëshiruara, të ndjerit vazhdimisht të mërzitur, të lëvizurit ose të komunikuarit ngadalë, humbja e interesit për seks ose vështirësi në përqendrim edhe në detyrat më të thjeshta.
Ato gjithashtu mund të përjetojnë simptoma psikotike siç janë deluzionet ose besimet false.

Çfarë tjetër dimë ne për BPD-në?​

  • BPD-ja është një çrregullim kompleks dhe shpesh është keqkuptuar.
  • Jo të gjithë njerëzit që dëmtojnë veten kanë BPD. Ndërkohë që vetëdëmtimi është i zakonshëm ndërmjet njerëzve me BPD, jo të gjithë ato që e bëjnë kanë këtë çrregullim. Njerëzit mund të vetëdëmtohen për arsye të tjera siç është vetëbesimi i ulët ose edhe për t’a dënuar veten. Kjo mund të lidhet me çrregullime mendore, një çrregullim ose një problem emocional që nuk është i lidhur me BPD-në.
  • Njerëzit me BPD nuk janë “të këqinj”. Inati dhe refuzimi që njerëzit me BPD shpesh shfaqin, përcaktohet nga të tjerët si “i keq”, domethënë njerëz të këqinj. Duhet mbajtur mend nga të tjerët se këto sjellje të këtyre njerëzve vijnë nga frika, vetmia dhe dëshpërimi që lidhet me BPD-në.
  • Njerëzit me BPD mund të përmirësohen. Këto njerëz mund të shërohen mirë me trajtimin e përshtatshëm dhe mbështetjen e duhur. Ndërkohë që akoma nuk ekziston një kurë, BPD-ja është një çrregullim i trajtueshëm.

Cili është trajtimi?​

Diagnostikimi zakonisht është bërë nga psikiatri, me trajtime të vazhdueshme që menaxhohen nga ai, klinikat e psikologut ose profesionistët e shëndetit mendor.
Trajtimi më efektiv zakonisht përfshin një kombinim të terapisë psikologjike, mjekimit dhe suportit.
Terapitë psikologjike që janë gjetur të jenë efektive në trajtimin e BPD-së janë psikoterapia interpersonale (IPT) dhe terapia e sjelljes dialektikale (DBT).
Vetëm mjekimi nuk e shëron BPD-në. Gjithsesi mund të jetë ndihmuese në menaxhimin e disa simptomave, siç është depresioni, ankthi dhe ndryshimet e humorit.
Trajtimet psikiatrike afatgjata mund të jepen nga mjeku i përgjithshëm ose shërbimet e shëndetit mendor.
Programet mbështetëse të komunitetit mund të sigurojnë ndihmë për gjetjen e punës së përshtatshme, akomodimin, trajnimin dhe edukimin, rehabilitimin psikosocial dhe gjithashtu edhe nëpërmjet grupeve mbështetëse.
Familjarët dhe miqtë e njerëzve me BPD shpesh mund të gjenden në konfuzion, të acaruar ose vetëm. Edukimi dhe mbështetja për familjarët dhe kolegët është një pjesë e rëndësishme e trajtimit, ashtu sikundër është edhe të kuptuarit nga komuniteti.
Me trajtimin dhe mbështetjen e përshtatshme, pjesa më e madhe e njerëzve me BPD mund të kenë një jetë të mirë dhe produktive.
 
Back
Lartë