• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Cristiano Ronaldo zbarkon në Itali, e pret eskorta me 6 makina Jeep

Alb

Anetar i ri
ANETAR ✓
LV
0
 
IMG-20180729-WA0006-584x350.jpg
Futbollisti Cristiano Ronaldo ka zbarkuar në orët e mbrëmjes në aeroportin e Torinos, për të filluar zyrtarisht aventurën e tij si lojtar i Juventusit.

Edhe pse “transferimi i shekullit” ndodhi dy javë më parë, portugezi mbaroi sot pushimet, për të nisur tashmë punën si futbollist i Juventusit, pas 9 sezonesh te Reali i Madridit.

Gjashtë makina Jeep ishin vënë në pritje të Ronaldos, që prej 3 orësh, ndërsa rreth 30-40 tifozë kishin preferuar t’i uronin sërish mirëseardhjen në aeroport.

CR7 do të startojë nesër stërvitjen, së bashku me lojtarët e tjerë juventinë që ishin në “Rusi 2018”, si Dybala, Higuain, Douglas Costa, Juan Cuadrado dhe Bentancour.

Pjesa tjetër e skuadrës së Allegrit ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po zhvillon ndeshjet e vlefshme për International Champions Cup dhe pritet të kthehet në Torino javën e ardhshme.

Ronaldo do të vijojë me programin e diferencuar, për t’iu bashkuar grupit vetëm më datë 12 Gusht, ndërsa debutimi pritet të bëhet në transfertën ndaj Chievos në Verona, që përkon edhe me ndeshjen hapëse të Serisë A.

The post Cristiano Ronaldo zbarkon në Itali, e pret eskorta me 6 makina Jeep appeared first on Lajmi i Fundit.
 
Back
Lartë