• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Cristiano Ronaldo flet për progresin e tij, tregon ndryshimet që ka pësuar në lojë

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
LV
0
 
Ronaldo e kishte nisur karrierën tek Sporting Lisbona, para se të kalonte tek Manchester United, ku filloi të rritej si lojtar.

Ronaldo i Man United do të mbetet ai më atraktivi në karrierën e tij, edhe pse me Real Madrid pati suksese më të mëdha.

CR7 i urdhrave të Ferguson ishte një lojtar që driblonte kundërshtarët, jepte asistimet dhe dhuronte spektakël, për tu kthyer më vonë në një lojtar konkretizues dhe më të thjeshtë.

Lidhur me këto ndryshime ka folur edhe vet lojtari, i cili ka treguar për progresin e tij ndër vite.

“Isha më shumë një lojtar driblues, nuk isha aq direkt sa jam tani në vitet e fundit” ka thënë fillimisht Cristiano për ‘Goal’, transmeton lajmi.net.

“Isha dribler i talentuar dhe unë pëlqeja të asistoja. Dukshëm, me kohën kam fituar eksperiencë dhe tani kam ndryshuar, besoj për mirë” ka shtuar portugezi.

Cristiano Ronaldo i viteve të fundit është kthyer në një makineri golash, i cili vendos ndeshjet e mëdha me prezencën e tij në 16 metërshin kundërshtar. /Lajmi.net/


Shkruar nga: taulantg
 
Back
Lartë