• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Copa america

Rrelse

Të paktën, në ëndrra të isha e lumtur!
Award
LV
0
 

Messi: Kam ëndërruar për këtë moment, mposhtëm Brazilin në shtëpi​

1626013486436.png
Lionel Messi ia del më në fund të përmbushë misionin e tij për të fituar një trofe të rëndësishëm me kombëtaren argjentinase. U deshën plot 5 finale të luajtura dhe më në fund Argjentina ia doli të fitojë me rezultatin minimal 1-0, duke bërë që flamuri i bardhë e blu të ngjitet lart në “Maracana”-në legjendare.
Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, kapiteni dhe lideri i Argjentinës, Lionel Messi doli në një konferencë për shtyp, ku foli për rëndësinë e këtij triumfoi dhe ndau emocionet që përjetonte pas një suksesi të tillë.
“Lumturia që ndjej sot nuk mund të përshkruhet. Kam ëndërruar shumë herë për këtë moment. Akoma nuk na besohet që jemi kampionë. Akoma nuk mund ta besojmë atë që kemi arritur sot”, tha Messi, duke u munduar të mbajë lotët e gëzimit.
Nuk mungoi as një mirënjohje ndaj shokëve të tij të skuadrës, pasi 6 herë fituesi i topit të artë pranoi se Argjentina është shumë e fortë dhe tha se suksesi bëhet edhe më i bukur për faktin se u arrit ndaj Brazilit dhe në Brazil.
“Që në edicionin e fundit të Copa America-s, u pa që kjo skuadër ishte shumë e fortë dhe e motivuar. Disa finale i kemi humbur, por e dija që do të vinte edhe ky moment. E ndjeja që zoti e kishte ruajtur këtë sukses për ne pikërisht ndaj Brazilit dhe në shtëpinë e tyre, në Brazil”, deklaroi ylli argjentinas.
Barra e mungesës së titujve me përfaqësuesen i ka peshuar jo pak Lionel Messit, që zbulon se shumë herë ka shkuar me pushime i dëshpëruar, por këtë herë do të jetë ndryshe, pasi do të marrë me vete kujtimet e një trofeu të fituar me meritë.
“Kur mbaroi ndeshja, mendova për familjen time. Shumë herë kur dështonim, shkoja me pushime dhe ditët e para i kaloja në dëshpërim, por këtë herë do të jetë ndryshe. Kjo ndeshje do të mbetet në histori, jo vetëm sepse fituam, por edhe sepse mundëm Brazilin në shtëpinë e tij”, u shpreh Messi.
(Ss)
 
Back
Lartë