• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Conte ka besim tek transferimi i Lukaku, nuk e ka me ngut

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
LV
0
 
Conte beson se skuadra e tij do të arrijë marrëveshje me yllin e Manchester United, pas shumë negociatave të zhvilluara.

Romelu Lukaku është në qendër të vëmendjes tash e sa kohë, me emrin e tij që lidhet me një kalim të mundshëm tek Inter, e që së fundmi listës i është bashkuar edhe skuadra e Juventus.

Përkundër inkuadrimit të kampionëve të Serie A në garë, Conte beson se skuadra e tij do ta finalizojë marrëveshjen.

“Siç kam thënë gjithmonë, ne po flasim për një lojtar që nuk është i yni. Kështu, nuk është e drejtë të flasim për të, sepse do të tregonte mungesë respekti për lojtarin dhe skuadrën e tij” ka thënë Conte, transmeton lajmi.net.

“Lukaku është lojtar i United, ne e dimë se afati kalimtar po vazhdon dhe klubi po punon për të kompletuar skuadrën.”

“Siç kam potencuar edhe më parë, ka shumë vetëbesim tek bordi” ishin fjalët e Conte.

Romelu Lukaku mbrëmë ka postuar një fotografi me agjentin e tij, duke lënë të kuptohet se ai po shkon diku tjetër, jashtë ‘Old Trafford’. /Lajmi.net/


Shkruar nga: taulantg
 
Back
Lartë