Chelsea është tërhequr nga interesimi për transferimin e mbrojtësit të Juventusit, Alex Sandro.
Mediat angleze raportojnë se skuadra kampione nga Premierliga është tërhequr nga objektivi i madh i verës së vitit të kaluar.
Sandro nuk ka shfaqur formë të mirë gjatë këtij sezoni në Juventus duke zgjuar spekulime se ka vendosur të pranojë ofertën nga Chelsea, përcjell “lajmi.net”.
Por, menaxheri i “Blues”, Antonio Conte ka befasuar me vendimin e tij duke mos tentuar sërish blerjen e brazilianit pas përpjekjeve të dështuara për angazhimin e tij, para fillimit të këtij sezoni. /Lajmi.net/