• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Çokollata që iu nda ushtarëve nga Mbretëresha Victoria 121 vjet më pare, gjendet në një papafingo

...

Kontributor
LV
0
 
Çokollata që iu nda ushtarëve nga Mbretëresha Victoria 121 vjet më pare, gjendet në një papafingo
Konservuesit e National Trust e zbuluan atë kur po katalogonin sendet e Frances Greathead, vajzës së pronarit të sallës.

Çokollata që iu nda ushtarëve nga Mbretëresha Victoria 121 vjet më pare, gjendet në një papafingo

Çokollata i ishte dërguar trupave ushtarake gjatë Luftës së Boerëve për të forcuar moralin.
Një kallëp çokollate 121-vjeçare e pangrënë dhe ende në mbështjellësen e saj origjinale, është gjetur në një helmetë të Luftës së Boerëve në një në papafingo në Sallën Oxburgh në Oxborough, Norfolk.

Kutia e çokollatës, që përmbante një gjysmë kile çokollatë të thjeshtë, ishte pjesë e një dërgese të porositur nga Mbretëresha Viktoria për të rritur moralin e trupave që shërbenin në Luftën e Boerëve në vitin 1900.

Ajo u gjet në mbështjellësen dhe kutinë origjinale prej kallaji në një helmetë të Luftës së Boerëve në Sallën Oxburgh të shekullit të 15-të në Norfolk.

Konservuesit e National Trust e zbuluan atë kur po katalogonin sendet e Frances Greathead, vajzës së pronarit të sallës, Baronit të 8-të, sër Henry Edward Paston-Bedingfeld.
Anna Forrest, kuratorja e trashëgimisë kulturore e National Trust, tha: "Megjithëse nuk duket më me shije dhe i ka kaluar data e përdorimit – ju nuk do ta dëshironit si dhuratë Pashke – ajo është ende e plotë dhe një zbulim i jashtëzakonshëm.
"Ne vetëm mund të supozojmë se Baroni i 8-të e mbajti çokollatën me helmetën si një kujtim të kohës së tij në Luftën e Boerëve."
Më shumë se 100,000 kuti teneqeje, secila me gjysmë kile çokollatë, u bënë për ushtarët në Luftën e Dytë të Boerëve nga Cadbury, Fry dhe Rowntree.
Image

Image

Image
 
Back
Lartë