
Natyrisht kemi dëgjuar shumë raste kur trajnerëtshkarkohen vetëm pak minuta pas një humbjeje.
Gjithashtu të tjerë që për divergjenca janë shkarkuar edhe pas një fitoreje.
Por, që të shkarkohej një trajner, teksa ndeshja ishte ende duke u luajtur, kjo është një çmenduri angleze.
Protagonist i kësaj fatkeqësie është Herri Uiler, tashmë ish-trajneri i Billerkei Taunit (ekip i kategorisë së gjashtë angleze, në konferencën “Vanarama National League South”).
Ai është lajmëruar në minutën e 85-të të sfidës se ishte i shkarkuar, pas humbjes së parë në 6 ndeshje, me Çipenham Taunin (4 fitore dhe 1 barazim para saj).
The post Çmenduri/ Trajnerin e shkarkojnë teksa ndeshja po luhej appeared first on Lajmi i Fundit.