Të maskuar për të mos u njohur, ata kanë goditur me rripa e shkopinj, trajnerin Jorge Jesus dhe disa lojtarë të skuadrës. Nga ky incident ka mbetur i plagosu edhe sulmuesi holandez Bas Dost, ndërsa plagë më të lehta kanë marrë lojtarë si Acuna, Rui Patricio, William Carvalho, Misic dhe Battaglia.
Reagimi i tifozëve ka ardhur pas humbjes së Sportingut 2-1 ndaj Maritimos, në javën e fundit të kampionatit, çka ka bërë që bardhejeshilët të mbeten jashtë Champions Leagues në edicionin e ardhshëm.