• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Çmenduri në Greqi, shoferi ecën me 180 km/h në kah të kundërt të rrugës, përplaset dhe vdes në vend

centos

🅵🅾🆁🆄🅼🆂🅷🆀🅸🅿.🅲🅾🅼
ANETAR ✓
LV
0
 
greqi-aksiden.jpg
Një shofer ka ngritur në këmbë policinë greke pasi ka ecur në kah të kundërt me shpejtësi 180 km/h në një rrugë në Athinë.

Shoferët që lëviznin në kahun e tyre papritur tmerroheshin nga një “Opel Corsa” që vinte përballë dhe që rrezikonte vazhdimisht këdo që i dilte përpara.

Pasi mori njoftimin, policia mori pjesë në operacionin e izolimit pa sukses, sepse kur makinat e policisë i afroheshin “Opelit”, shoferi ose i godiste me makinën e tij, ose hidhte sende nga dritarja.

Në një moment policia vendosi në pikën ku paguhen taksat e rrugës në Tragana, disa furgona, maune dhe makina të policisë, në të cilat shoferi që ecte me shpejtësi 180 km/orë, u përplas duke mbetur i vdekur. Nga përplasja u plagos dhe një prej shoferëve të kamionëve të vendosur nga policia.

Nuk bëhet ende e ditur arsyeja e ecjes në kah të kundërt të shoferit që mbeti viktimë e çmendurisë së tij.
 
Back
Lartë