• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Cili ishte ilaçi më i përdorur dhe më i famshëm në të kaluarën e largët dhe si u përjashtua pas 18 shekujsh lavdi?

...

Kontributor
LV
0
 

Cili ishte ilaçi më i përdorur dhe më i famshëm në të kaluarën e largët dhe si u përjashtua pas 18 shekujsh lavdi?​




Cili ishte ilaçi më i përdorur dhe më i famshëm në të kaluarën e largët dhe si u përjashtua pas 18 shekujsh lavdi?


Ilaçi më i famshëm i të gjitha kohërave është triaca (ose terìaca). Thuhet se ky ilaç është shpikur nga Mithridates IV, mbreti i Pontusit (shek. I p.e.s), i cili nga frika se mos helmohej nga kundërshtarët e tij, porosit mjekun personal për një antidot shumë të fuqishëm, të aftë të mposhtte çdo helm.

Por krijimin e një preparati të tillë duhej guxim dhe përgjegjësi të lartë. ishte në lojë jeta e njeriut më të pushtetshëm. Triaca, ilaçi origjinal përmbëhej nga ekstrakte i mbi 50 bimëve (ndër të cilat; trumzë, lëng akacie, kopër, anise dhe kanellë) dhe një hardhucë pa këmbë, të përzier me mjaltë, për ta bërë më të lehtë ilaçin gjatë gëlltitjes.
Në shekullin e parë pas Krishtit, perandori romak Nero, në kontrollin e të njëjtes frikë, se mos binte viktimë e një komploti përmes helmimit, kërkoi përmirësimin e këtij ilaçi të famshëm tashmë, nga mjeku Andromaco, i cili shtoi 10 përbërës të tjerë në recetë, duke përfshirë opium dhe mish gjarpri.

Formula e re (“terìaca magna”) u vlerësua nga Galeni, njeriu më me ndikim në historinë e mjekësisë, i cili e rriti dhe zgjati suksesin e saj: triaca u përshkrua vazhdimisht nga mjekët për 18 shekuj, për të kuruar çdo kërcënim të shëndetit.
Fama e këtij medikamenti do të përballej me një periudhë të vështirë katër shekuj më pas, saktësisht gjatë murtajës së madhe të Venecias dhe në fund të shekullit të tetëmbëdhjetë, kur mjeku londinez, William Heberden publikoi një artikull që tallej me antidotin (“thjesht ju bën të djersiteni pak”), shkruante ai, duke çuar në anulimin përdorimin e këtij ilaçi nga farmakopoja zyrtare.

Sot e dimë, përbërësi i vetëm efektiv ishte opiumi (morfina), i cili heq dhimbjen, qetëson kollën dhe zvogëlon ankthin (por nuk lufton asnjë helmim).Gjithashtu, përbërësi më i famshëm i këtij preparati, mishi i gjarprit, nuk ka asnjë efekt terapeutik.
Çfarë ndodhi me këtë ilaç kaq të famshëm dhe pse ai u përjashtua nga lista e medikamenteve? Ai pati një nam të madh, të cilin koha ia shpërbëri duke lënë pas shumë pikëpyetje dhe dilema.

Focus
 
me kompanite farmaceutike qe jane sot
mendoj qe eshte e thjeshte per tu bere
por do te kete shume kosto
ose ekziston ne nji tjeter emer Jo treica

perberesit Motor mund te jene ato qe thua ti
por emri tregtar mund te jete Tjeter jo triaca
 
Back
Lartë