• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Cili eshte problemi kryesore i rinise shqiptare?

qendrimi me ore te tera ne tel (ktu fus dhe veten time ) esht shperdorim kohe . qendrimet neper kafe me ore te gjata dhe mos kerkimi per ndonje pune . pune ka por duhen profesioniste ka thene xhaxhi edi :p problemet me kryesore per mua kto jane . pastaj ka sa te duash qe rinia shqiptare sa vjen e po i mbush burgjet :( eshte per te ardhur keq por ndonjehere kushtet ekonomike i bejn te bien ne kete gjendje
 
Nuk mund të quhet apo merret vetëm një si problem , janë më shumë se kaq se rinia kalon në etapat e zhvillimit fizik , psiqik , social , emocional etc etc ( fus dhe veten këtu ).
Rinia e sotshme është produkt i vetë shoqërisë , çfarë servohet ajo dhe zhvillohet se nuk ka një '' rini perfekte ''
Problemi qëndron tek mungesa e kushteve , opsioneve , zgjedhjes së lirë.
Shumica e vjedhjeve , trafikimit , apo dhe përdorimi i lëndëve narkotike , sot janë fal rinisë .. se ecim me atë idenë ky vënd ka mbaruar , ka marrë fund dhe i shikojmë si zgjedhje këto.
Mos harrojmë që partitë luajnë rolin kyç , ndaj atyre që u mungon kjo mbështetje zgjedhin të ikin jashtë
Janë të thella këto gjëra , nuk mund të thuash ja kjo është rinia e sotme dhe të mbulohesh mbas kësaj , se vetë shoqëria na ka sjellë këtu ku jemi :)
 
Problemet kryesore do thoja jane disa:
  1. Kemi trashëguar thonë, një të shkuar kaotike; po kalojmë, thonë, një të tanishme kaotike; e ardhme paraqitet si një zero matematike: “ Shiko të shpëtosh kokën tënde!”- këtë këngë vajtuese të këndojnë sot Pleq e të Rinje
  2. Sot diplomohesh dhe perfundon duke ngrene fara buze trotuarit, dhe vrapojme pas nje cepi ku te gjejme nje rreze dielli e te "ngrohemi".
  3. Mbajme vendin e pare per trafikim lendesh narkotike, papunesie dhe dhunes brenda ne familje.
  4. Jemi nje vend i varfer dhe plot skamje, ku si ofron asgje rinise pervecse njeparazitlleku.
  5. Pa dyshim janë shumë , por ato që po bëhen akoma edhe më shumë shqetësuese nga dita në ditë janë arsimi dhe punësimi.
  6. Përse, shumica absolute e të rinjve duan të largohen nga vendi? A është vërtet elita intelektuale shqiptare në rolin e vet elitar? Cili është idhulli i rinisë së sotme? Çfarë e frymëzon atë? Ngjarjet e ditëve, javëve dhe muajve të fundit të dëshpërojnë akoma më shumë. Niveli i diskutimeve dhe veçanërisht i fjalorit, është mjaft i ulët. Ka varfëri idesh dhe alternativash. Dhe e gjitha kjo ndodh ne parlament. e keqja duket sikur mund të mirën, nga që niveli intelektual i politikës ka rënë në nivele mediokër.
  7. Mbrojtja nga virusi i “të hyrit të vetes në qejf”, nga megalomania, nga arroganca dhe nga fudullëku,
  8. Sa e sa pika te tjera problematike ka kjo rini shqiptare por sdua te bej moralisten.

Çdo i ri vlen dhe duhet vlerësuar për atë çfarë bën. Ngerçi nuk qëndron vetëm tek të rinjtë. Të rinjtë, përkundrazi, e duan kulturën, thjesht nuk u ofrohet. Për këtë arsye qeveria duhet të krijojë më shumë hapësira dhe akses për të rinjtë. Pasi rinia është e ardhmja.
 
Ketu ke ne duan te behen te gjithe me shkolle dhe pse pak jane te afte e shume te pa afte.Eshte bere mode puna e shkolles se larte duke blere diploma apo marre shkollen me leke.Jane bere i qerre jurista e ekonomista qe punojne kamariere me pas.Si cdo gje tek ne dhe ceshtja e arsimimit eshte mbrapsh..askush spretendon te marre nje zanat..apo te bej nje shkolle profesionale por te gjithe duan me u be avokat e mjeke.E mbas sakrificave duhet te rendesh mbas partive per 2 vend pune.
 
Problemet kryesore fizike qe cdo njeri nga ne ka, lidhen me: ushqimin e pakontrolluar qe hame, ujin e papastert qe pime, ajrin e ndotur qe thithim, rrezatimet e demshme qe marrim, produktet toksike kozmetike qe perdorim, dhe mungesen e aktivitetit fizik.

Problemi psikologjik me i dukshem tek njerzit ne ditet e sotme eshte fakti se jane te manipuluar te besojne se te qenit i/e lumtur/plote nuk eshte gjendja e tyre natyrale.
 
Anabela

Ne ditet e sotme Rinia kur dashuron ngjall menjehere dyshime dhe, ose e marrim per te lehte ose te pavlershem, ose e quajme te pasinqerte. Jemi te sigurte se askush nuk mundet te dashuroje me te vertete dike tjeter pa pasur qellime te tjera. Vlerat e dashurise, si butesia, pergjegjshmeria, interesimi, fisnikeria dhe besimi jane syrgjynosur ne breterine e banalitetit dhe nuk perfillen.flm
 
Nuk e njohin fjalen dhe domethenien e fjales pergjegjshmeri.
 
Problemi i rinis shqiptare ka shume gjera si prsh pijne shume hashash ( ej po ma jep dhe mu nje treflesht se mu ca huna ?)
 
Back
Lartë