• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Cili eshte anetari me i zgjuar ne forum?

Të mos mbetem vetëm te një anëtar, zgjuarsinë e shoh të shprehur në të gjitha format e mundshme. Duke filluar nga ato në heshtje e deri te ato të shprehura me humor apo me raste edhe plot “sherre” brenda. ?

Çështja është se çfar dhe si e kap syri, e si e përpunon truri, atë që lexojmë ?
 
Cdo njeri o i zgjut ne menyren e vet dhe ne ate gjendjen e vet qe osht dhe si i koncepton gjonat.

Disa hiqen si te tille me lojra fjalesh disa nuk flasin fare dhe blejn shum.

Kshuqe o e kot me vu gishtin se dardha e ka bishtin mrapa.

Ju puc
 
Më i/e zgjuar!
Me çfar matet zgjuarsia? Me IQ test, me heshtje apo veprime ekstraordinare?

Ipse se nihil scire id unum sciat” parafrazë e Paradoksit Sokratian: “E di që asgjë nuk di”.
Kjo thënie është gjithashtu e lidhur ose e ndërlidhur me përgjigjen e një pyetje që Sokrati (sipas Ksenofonit) ose Chaerephon (sipas Platonit) thuhet se i ka paraqitur Pitisë, Orakullit të Delfit, në të cilën orakulli deklaroi se "Sokrati është më i mençuri."

E ka lexuar kush një verzion alternativ se si erdhi Sokrati te ky konkludim?
Shkoi një ditë Sokrati dhe trokiti te dera e fqinjes për të huazuar pak prush se i mungonte. E hap derën një vajzë e vogël dhe e pyet Sokratin se a ka ndonjë enë për prushin. Ai kishte haruar të mar me vete, por vajza i thot: nuk është problem, zgjati duart të ti mbuloj me hi dhe pastaj e vendoj prushin mbi hi, e kështu nuk të digjen duart. Nga ai moment, Sokrati hoqi mbishkrimin që kishte te dera si njeriu më i mençur dhe erdhi te konkludimi: E di që asgjë nuk di!
Pra zgjuarsia nuk ka as moshë, as gjini e as kufi. Ndaj nuk mund të thuhet se një njeri i vetëm është më i/e zgjuar.
Po krahason zgjuarsin me dijen/diturin. Nuk mund te besh krahasim mes dy te ndryshmeve edhe pase rrahin ne te njetin drejtim. Nuk ehte i barabarte fshatari qe punon aren gjuthe diten me ate qe studiues, dijetar, polimat etj pavarsisht emertimit. Ne pedagogji, mesueseve te ardhshem, u mesohen kriteret e vlersimit si lend me vete. Ne mund te themi shume mire qe dikush eshte me i zgjuar se nje tjeter, ateher kur kemi formimin e duhur. Fatkeqesisht, ne perditshmeri, nacut, katnaret e maloket, percaktojne mes veti, nder rrethet e tyre te njohjes dhe ne lagjie se kush eshte me i zgjuari. Ndaj dhe Sokrati nuk e donte demokracine ?
Pavaresisht te gjithave, njerzit dhe Delfi, e quajten ate si njeriun me te zgjuar mes tyre edhe pse i dhane nje fund tragjik. Ishte i vetmi nder ta qe ishte i ndergjegjshem per paditurin e tij, jo per zgjuarsin.
 
Njona... ?
 
Si mund te percaktohet zgjuarsia ne nje forum,? Duke cituar fjal te zgjuara te shkrimtareve apo filozofeve te shquar,,?sepse pervojat personale te cilat mund te tregojn IQ e nje personi askush nuk i shfaqe,,nese me zgjuarsi nenkuptohet diplomacia e mos perfshirjes ne debate apo polemikave te shkaktuara nga oret e pafunda qe jemi ketu brenda ateher do percaktoja disa persona elastik qe e devijojn debatin me nje ?...
 
Back
Lartë