• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Cila është formula që një këngë të jetë shumë e suksesshme?

...

Kontributor
LV
0
 

Cila është formula që një këngë të jetë shumë e suksesshme?​

Edhe këngët e kompozuara me nota të gjata në kohë, por me një lartësi të ngjashme, kanë gjithashtu më shumë gjasa të bëhen hite. Një shembull tipik i kësaj kategorie është refreni i këngës “Waterloo” i grupit ABBA. Por fraza e vërtetë e përsosur, sipas mendimit të 3.800 njerëzve të intervistuar nga autorët e studimit të lartpërmendur, përfaqësohet nga kënga “Bad romance” e Ledi Gaga​


39146476-4485-4CB2-B026-D6CD82F94CF6-1024x622.jpeg

Deri më sot, janë kryer disa studime për të identifikuar formulën e duhur, që një këngë të jetë një hit në tregun muzikor. Për shembull, një hulumtim i Shoqatës së Psikologëve Amerikanë, zbulon se këngë të tilla kanë shpesh kanë tipare të ngjashme:një melodi tërheqëse, të lehtë për t’u mbajtur mend, dhe një interval ose refren i veçantë. Mbi të gjitha duket se më të suksesshme janë këngët me ritme të shpejta.

Ritmi dhe refreni
Një studim tjetër i kryer nga një ekip studiuesish nga universitetet angleze të Durham dhe Goldsmith, dhe universiteti gjerman i Tybingenit, identifikoi gjithashtu karakteristika të ngjashme:një ritëm të shpejtë, një refren i përsëritur 2 deri në 4 herë, dhe një melodi gjenerike, por jo shumë.

ABBA apo Lady Gaga?
Në fakt, intervalet e pazakonta në një melodi, si për shembull ndërhyrja instrumentale e “MySharona” ose kënga e famshme “In The Mood” e Glen Miler, shërbejnë për të tejkaluar pritshmëritë e atyre që dëgjojnë një këngë të rrymës pop.

Edhe këngët e kompozuara me nota të gjata në kohë, por me një lartësi të ngjashme, kanë gjithashtu më shumë gjasa të bëhen hite. Një shembull tipik i kësaj kategorie është refreni i këngës “Waterloo” i grupit ABBA.

Por fraza e vërtetë e përsosur, sipas mendimit të 3.800 njerëzve të intervistuar nga autorët e studimit të lartpërmendur, përfaqësohet nga kënga “Bad romance” e Ledi Gaga, e ndjekur nga hiti “Can’t get you out of my head” i Kajli Minog dhe “Don’t stop Believin” nga Xhërnej.

E megjithatë për shkencëtarët, edhe këto rezultate ndikohen nga faktorë, që nuk janë sqaruar ende plotësisht, dhe që kanë ndoshta lidhje me përvojat e tyre përkatëse të dëgjimit. Në fakt, nga mijëra përgjigjet e mbledhura për studimin, vetëm 506 këngë u cituan si shembulli i një fraze tërheqëse nga më shumë se një person. Vetë Ledi Gaga u ngjit në podium me vetëm 33 preferenca.

Fenomeni “Spice Girls”
Një tjetër renditje, e kryer në mbi 12 mijë njerëz nga Eshli Bargoin, muzikologe kompjuterike në Universitetin e Amsterdamit, përcaktoi se cilat janë këngët më të paharrueshme, pra ato që i njohim menjëherë edhe nëse nuk i kemi dëgjuar prej vitesh.
Një ndër këngët më të njohura është “Wannabe” e grupit britanik “Spice Girls”, ku shumica e njerëzve e gjetën pas vetëm 2.3 sekondash. Ajo u pasua nga “Mambo Number 5” e Lu Begame 2.48 sekonda dhe “Eye of the Tiger” nga grupi Survivor që u identifikua pas 2.62sekondash.
 
Back
Lartë