• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Chelsea ofron 45 milionë euro për futbollistin e Kombëtares tonë

centos

🅵🅾🆁🆄🅼🆂🅷🆀🅸🅿.🅲🅾🅼
ANETAR ✓
LV
0
 
Screenshot_9-5-401x281.jpg
Nëse Chelsea do të vendosë që sezonin tjetër t’ja besojë drejtimin trajnerit italian Maurizio Sarri, së bashku me italianin drejt Londrës do të udhëtojë edhe një shqiptar: është Elseid Hysaj.

Prej kohësh emri i mbrojtësit të djathtë të Napolit lakohet në disa klube të njohura evropiane dhe sipas asaj që shkruajnë mediat britanike Chelsea duket se është më afër.

Hysaj që ende nuk ka bërë rinovimin me Napolin është një prej futbollistëv që ka dalë nga duart e trajnerit Sarri dhe pasi e solli nga Empoli në Napoli, ai është gati ta bëjë edhe drejt Londrës. Daily Star në Angli shkruan së për mbrojtësin e djathtë të kombëtares shqiptare janë gati 45 milionë euro, që ai të shkëpusë marëdhëniet me Napolin.

Një ditë më parë ndërkohë ka folur edhe agjenti i futbollistit shqiptar në një intervistë për Radio Marte: “Për shumë futbollistë të Napolit, përfshi edhe Hysaj e ardhmja do të varet shumë nga ajo e trajnerit. Sigurisht Hysaj pa Sarrin do të humbiste orientimin dhe nëse vjen një ofertë e mirë që të paguajë klauzolën mund të nisin bisedimet. Por nëse Sarri rri, jam i bindur se edhe vullneti i futbollistit është që të mbetet pjesë e projektit”, tha maaxheri i Hysajt.

\Top Channel
 
Back
Lartë