• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Charles Bukowski!

“Nëse do të kisha takuar me gjasë do të kisha qenë i padrejtë me ty, ose ti me mua.
Më mirë që nuk ndodhi.”

Charles Bukowski
 
"Mendoni ata miliona njerëz që jetojnë bashkë, por nuk duhen.
Mos u habisni që kanë atë fytyrë që kanë"

Henry Charles Bukowski
 
"Dashuria është rezultati i një takimi të rastësishëm.
Prandaj, seksi i mirë nuk duhet përçmuar kurrsesi"

Charles Bukowski
 
"Ata që pandehin se dinë gjithëherë gjithçka, janë pikërisht ata që nuk dinë asnjëherë asgjë"

Charles Bukowski
 
"Shpirti i lirë është i rrallë, por njihet me të parë, sepse të shkakton një ndjesi mirësie menjëherë"

Charles Bukowski
 
Bukowski:

"...Parfumi i saj ishte siguria ime e vetme. Më buzëqeshte duke ditur si të luante me mua përmes buzëqeshjes së saj. Kur ajo qeshte, unë nuk kuptoja më asgjë. Nuk dija më si të flisja, apo të mendoja. Asgjë, zero. Në atë moment ishte vetëm ajo. Ishte e çmendur, e gjitha e çmendur. Disa herë qante. Thuhet se në ato çaste femrat duan vetëm një përqafim, ndërsa ajo jo. Ajo nevrikosej, nëse e përqafoje. Nuk e di ku ndodhet tashmë, por vë bast se është në kërkim të ëndrrave. Ajo ishte e çmendur, totalisht e çmendur, por edhe unë e kam dashur çmendurisht...”

Charles Bukowski
 
"Vetë njerëzit dhe marrëdhëniet mes tyre janë disi të çuditshme. E kam fjalën që, si kalon ca kohë me një njeri, domethënë ha me të, fle me të, shkurt muhabeti bashkëjeton me të, dashurohesh, llafosesh, shëtit dhe befas vjen momenti gjithçka shuhet dhe merr fund."

Charles Bukowski
 
DHE UNE TE MENDOJ...

Nuk rreshta kurrë së menduari për ty,
do doja aq shumë të ta them.

Do doja të shkruaja se më pëlqen të kthehem,
Se më mungon dhe të mendoj.
Po s’të kërkoj.
Madje s’të shkruaj as njatjeta.
Nuk di si je.
Dhe më mungon ta di.

Ke projekte?
Buzëqeshe sot?
Ç’ëndërrove?
Do dalësh?
Ku do t’shkosh?
Ke ëndrra?
A hëngre?.

Do t’më pëlqente të mund të kërkoja.
Po s’kam forcë.
Dhe as ti nuk e ke.
Dhe at’herë rrimë e presim më kot.

Dhe mendojmë.
Dhe kujtomë.
Kujtohu se të mendoj, se ti nuk e di, por ty të jetoj çdo ditë, që shkruaj për ty.
Dhe kujtohu se të kërkosh e të mendosh, janë dy gjëra të ndryshme.

Dhe unë të mendoj, po s’të kërkoj...

Charles Bukowski
 
A e din çka ka me ndodhë me ne të dy?
Kena me u kërku prapë.
Kena me u kërku ndër kangë, në thanie,ndër libra.
Kena me u kërku në shikimet e njerëzve.
Ndoshta në mramje, e cila tallet gjithmonë
kena me pasë dëshirë me u shkru, ende.
Ndoshta në andrrat e të dyve.
Pavarësisht të gjitha grindjeve, pavarsisht atyne" me ty i kam dhanë fund, je jashtë jetës teme".
Kena me u mendu , mshehtas...
e kena me pretendu të kundërtën.
Nadje kena më pretendu
që kena mendu për tjera gja..
Ka me na marrë malli eeee...
posi jo.

Ky ka me kenë dënimi jonë,
Dënimi që nuk e provuem me ndejtë bashkë,
kur gjithçka mes nesh po shembej...74017

Charles Bukowski
 
Back
Lartë