• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Charles Bukowski!

66769

“Nga vinin femrat? Gjithë ajo luzmë e pafundme. Çdonjëra e ndryshme nga tjetra, çdonjëra tip më vete. Zogun e kishin ndryshe, gjoksin ndryshe, gojët ndryshe dhe i ziu njeri kurrë nuk mund t’i gëzonte të gjitha, ishin aq shumë sa që nuk kishin të sosur, këmbë përmbi këmbë aq sa të bënin të luaje mendsh. Çfarë mundimi, o Zot.”

Charles Bukowski
 
"Po të isha femër, do qarkulloja me fundin të ngritur lart që t'ua ngrefja të gjithë meshkujve."

Charles Bukowski66770
 
“Në luftë dhe në dashuri gjithçka ka vlerë përveç zvarritjes. Në luftë vdes duke qëndruar në këmbë ndërsa në dashuri thua lamtumirë me dinjitet...

Charles Bukowski
 
66771
Nuk kam ndaluar së menduari për ty,
dhe do kisha dashur të ta them këtë.
Do doja të të shkruaj dhe të të them se do isha kthyer prapë,
se më mungon dhe se mendoj për ty.
Por nuk të kërkoj.
Nuk të shkruaj, madje as edhe një ‘përshëndetje’.
Nuk e di se si je.
Dhe më mungon ta di këtë.
A ke plane?
A ke qeshur sot?
Çfarë ke ëndërruar?
A del jashtë?
A ke ngrënë diçka?
Do doja të jem në gjendje të të kërkoj ty.
Por nuk e kam forcën.
Nuk e ke as ti.
Dhe tani presim kot.
Dhe mendojmë për njëri-tjetrin.
Më kujto!
Dhe dije se mendoj për ty.
Se ti nuk e di por unë të jetoj ty për çdo ditë,
se shkruaj për ty.
Por dije se të kërkosh dikë dhe të mendosh për dikë janë dy gjëra të ndryshme.
Dhe unë të mendoj ty,
por nuk të kërkoj.

Charles Bukowski
 
66772
Mu afrua. Unë isha krejtësisht i hipnotizuar. Trupi i saj u shty drejt timit, u shtrënguam. U përqafuam dhe gojët tona u bashkuan. Më futi brenda gjuhën, ishte e ngrohtë dhe lëvizte si një gjarpërushe.
E shtyva.
-Jo. - i thashë. -Më vjen keq, nuk mundem.
Më pa.
-Çfarë ke? Je tepër i vjetër?
-Nuk është puna aty kukull...
-Ku është puna?
-Nuk dua të lëndoj ndjenjat e tua...

Charles Bukowski
 
"Bir ku-rve, mendova. Për një minutë i kishe dy femra dhe minutën tjetër mbete pa asnjë."

Charles Bukowski
 
"Kthehu o shkër-dhatë!" - i tha ai shpirtit të tij.
Shpirti i tij qeshi. "Më ke trajtuar shumë keq për një kohë të gjatë, po merr atë që meriton."

Chares Bukowski
 
#jashtëBukowskit

“Sa e sa meshkuj kam dëgjuar të thonë se duan një femër inteligjente përkrah. Do t'iu thoja ta mendonin mirë.
Femrat inteligjente i marrin vendimet vetë, kanë dëshirat e tyre dhe vënë kufij.
Nuk do të jeni kurrë në qendër të jetës së tyre, sepse ajo rrotullohet përreth vetes së saj.
Një femër inteligjente nuk lejon të manipulohet, as të shantazhohet, ajo nuk i gëlltit fajet dhe merr përsipër përgjegjësitë e saj.
Femrat inteligjente, vënë në diskutim, analizojnë, grinden, nuk kënaqen, avancojnë.
Ato femra që kanë patur një jetë para teje e dinë se do të vazhdojnë ta kenë edhe kur ti të largohesh.
Ajo është këtu për të të paralajmëruar, jo për të kërkuar leje. Këto femra, në çift, nuk kërkojnë një lider për ta ndjekur pas. Nuk duan të ndjekin e as t'i tregojnë rrugën askujt, duan të ecin përkrahë jush.
Ato e dinë mirë se jeta pa dhunë është një e drejtë, jo luks apo privilegj.
Ato shprehin zemërimin, trishtimin, gëzimin e frikën në të njëjtën mënyrë, sepse e dinë se frika i bën të dobëta në të njëjtën mënyrë që zemërimi i bën të duken "mashkullore".
Këto ndjenja bashkë me gjithë të tjerat i bëjnë thjesht njerëzore, kaq.
Një femër inteligjente është e lirë sepse ka luftuar për lirinë e saj. Por ajo nuk është viktimë, është një e mbijetuar. Nëse përpiqesh ta prangosësh ajo do të dijë se si të largohet.
Mos harroni se, e ka bërë dhe më parë.
Femra inteligjente e di se vlera e saj nuk është trupi i saj e as në atë që ti bën me të.
Mendojeni dy herë para se ta gjykoni për moshën, gjatësinë, vëllimin apo sjelljen seksuale, sepse kjo është dhunë emotive, dhe ajo e di këtë.
Prandaj, para se të hapni gojën për të thënë se dëshironi një femër inteligjente përkrah jush, pyeteni veten nëse jeni vërtet në lartësinë e duhur për të hyrë në jetën e saj.”

Gabriel Garcia Marquez
 
“Tingulli më i bukur që kam dëgjuar ndonjëherë
Ishte tingulli i çelësit tënd në dyert e zemrës dhe jetës time.”

Charles Bukowski66773
 
"I bën mirë zemrës ta dijë se mund të jetohet edhe pa njeriun pa të cilin besohet se është e pamundur të jetohet..."

Charles Bukowski
 
“Ekzistojnë femra të cilat i ke, e që nuk i ke. Të cilat janë gjithmonë aty, e që nuk janë. Të cilat të shtyjnë, por të shpëtojnë. Për të cilat je i gjallë, por i vdekur. Nga të tillat nuk iket asnjëherë.”

Charles Bukowski
 
“Dashurohuni. Të paktën një herë në jetë dashurohuni, nuk ka rëndësi me kë dhe si, mjafton të dashuroheni. Është një rrëmujë e madhe dhe kaq e bukur.”

Charles Bukowski
 
“I dua femrat që nuk kanë patur shumë meshkuj. Nuk pres virgjëri, por thjesht më shumë i dua femrat që nuk janë deri në gjak të ngopura me eksperiencë. Ekziston diçka te femrat që meshkujt me kopraci e zgjedhin; ajo shihet te e ecura e tyre, në sytë e tyre, në të qeshurën e tyre, dhe në zemrat e tyre të buta. Femrat që kanë pasur shumë meshkuj duket sikur tjetrin e zgjedhin për hakmarrje, dhe jo për ndjenja.”

Charles Bukowski
 
Back
Lartë