• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Çfarë ushqimesh duhet të konsumojnë diabetikët

...

Kontributor
LV
0
 
Çfarë ushqimesh duhet të konsumojnë diabetikët, mjeku jep këshillat në muajin e ndërgjegjësimit



diaaa.jpg




Nëntori është muaji i ndërgjegjshmit për sëmundjen e diabetit, një ndër sëmundjet më të pranishme në vendin tonë.

Në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel mjeku ka treguar ushqimet që duhet të konsumojnë dhe ato që duhet të minimizojnë diabetikët.
“Për personat që kanë diabet të tipit 1 që prek kryesisht fëmijët, ata duhet të konsumojnë bamje, specat e verdhë apo rrënjët e verdha të preshit apo pjesën fundore të tij të konsumohet ashtu siç është pasi janë larë e tharë. Mirë është që të konsumohet dy ose tre herë në javë bamja”, tha ai.
Sipas mjekut, shenjat më të zakonshme të diabetit janë urinim i shpeshtë natën, djegie të brendshme të organizmit, këputje trupore, sa sasi uji konsumon nëse ka etje apo jo.
Ai gjithashtu ka treguar disa prej produkteve natyrale që duhet të konsumojnë ata siç është pluhuri i kanellës, kanella shkop, pelina e bardhë, vjeshtulla e bardhë, molla e egër, bimë me gjethe jeshile, siç janë për shembull gjethet e ullirit që mund të përdoret si çaj.
Një ndër ushqimet që duhet të minimizohen janë sheqeri, mjalti industrial, ndërsa ecja është çelësi kryesor.
Sipas mjekut, të gjithë diabetikëve ecja u bën shumë mirë, ku 5-6 mijë hapa është e barabartë me ilaçin që ata pinë për të ulur sheqerin në gjak.


Top Channel
 
Këtu flitet për diabetin 1 që është sëmundje autoimune. Pra, konsumimi i ushqimit të duhur, nuk e rregullon insulinën që duhet adminostruar rregullisht në formë subkutane.
 
Back
Lartë