• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Çfarë nuk shkon me iPhone X? Apple përgjysmon prodhimin

centos

🅵🅾🆁🆄🅼🆂🅷🆀🅸🅿.🅲🅾🅼
ANETAR ✓
LV
0
 
iphonex.jpg
Apple reduktoi prodhimin e iPhone X për tremujorin e parë të këtij viti dhe të njëjtën masë, ndoshta edhe më drastike pritet që të marrë edhe për tremujorin që sapo ka nisur.

Wall Street Journal, duke cituar burime nga kompania, thotë se drejtuesit e Apple e ndërmorën këtë masë të detyruar nga shitjet e pakta në treg të telefonit më të kushtueshëm, por edhe më të avancuar të gjigantit amerikan të teknologjisë.

Në tremujorin e parë, Apple kishte planifikuar të prodhonte 40 milionë iPhone X, por duke parë sasinë e madhe të mbetur stok në treg e përgjysmoi këtë shifër duke e çuar në 20 milionë.

Po 20 milionë përflitet se është edhe plani për tremujorin e dytë të këtij viti, megjithëse nga vetë kompania nuk jepet asnjë e dhënë zyrtare.

iPhone X doli në shitje në tetor të vitit të kaluar dhe u trumpetua nga Tim Cook si pajisja më e mirë e ndërtuar ndonjëherë nga Apple. Prodhimi i këtij telefoni mbërriti në 10-vjetorin e daljes së iPhone dhe në treg u hodh për një çmim prej rreth 1 mijë dollarë./rtk
 
Back
Lartë