• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Çfarë na mbetet kur një dashuri mbaron?!

...

Kontributor
LV
0
 
Cfare na mbetet kur nje dashuri mbaron... ??

Po lexoja dicka nga Albert Vataj ku ishte nje fraze dashurise i dhashe funde e mendova cfare ngel pastaj ?
Dashuria mbaron,fatkeqsisht njerezit ndahen dhe marrin rruge te tjera ne jete.
Ne fund te nje historije pothuajse gjithmone ka trishtim , lot por ka dhe nga ato qe arrijne ne urrejtje
Koha kalon, me te edhe urrejtja e dashuria e lotet
Takojme njerez te tjere,dashurohemi ose genjejme veten qe po dashurojme serish dhe vjen nje dite qe po te kthejme koken pas ,te mendojme e te kujtojme dashurine e 'vjeter'nuk ka me urrejtje,as dashuri...
C'fare ndjejme ne te vertete per ata qe kemi pasur prane,qe kemi dashur cfare mbetet ne fund

dua mendimet e tua
 
Ata njerëz që e kan gjetur
fenomenin të ashtu quajtur dashuri, vërtetë janë njerëzit
më fatbardhë në tërë botën❤️
Sepse,në kohë të sotme, mbi këtë tokë, e mbushur me njerëz fallco,
është tepër e vështirë për njeriun
e mirë, të drejtë, të pastërt, shpirtë
fëmijë, dhe zemër bardhë, ta gjejë
një njeri tjetër për ta respektuar dhe për ta nderuar se lere më shumë se kaq ku mund të gjesh.
Dashuria nis nga fjalët, sepse fjalët dehin, po, po dehin.
Ne formen e dashurise
Ato kane duar
Perqafojne
Rrahin
Kane buze
Puthin
Kane zemer
Te mbajne brenda tyre
Kane kembe
Ecin me ty
Të gjejnë kudo te jesh, të puthin sytë të fshijnë lotët, të shuajnë mallin
Edhe ateherë kur ti nuk do të dukesh.
Gjithmone ne menyren e tyre te mbajnë shpirtin dhe dashurinë gjallë!
Lum si ata qe kanë fatin të besojnë dhe jetojnë nje dashuri të vërtetë, kur e shkuara u bëhet kujtim?
Qoftë i bukur apo i hidhur, kur i jetuam ishim te lumtur dhe kjo mjafton te respektosh te shkuaren?
 
Ose dhe ndonje mermer i ftohte ?
Nga dashuria smund te mbesi asnjehere vetem nje mermer i ftohte,se dashuria eshte si feniksi, rigjenerohet gjithmone.
Kte historine tende po e lexojme ne cdo teme,na u be si telenovele turke ?
 

KRISTAL​

Ka kohë që s'shihemi dhe ndjej
Si të harroj un'dalngadal,
Si vdes tek unë kujtimi yt
Si vdesin flokët dhe gjithçka.
Tani kërkoj unë posht'e lart
Një vend ku ty të të lëshoj.
Një strofë a notë a një brilant
Ku të të lë, të puth, të shkoj.
Në s'të pranoftë asnjë varr,
Asnjë mermer a morg-kristal,
Mos duhet vall' prap' të të mbart
Gjysmë të vdekur, gjysmë të gjallë ?
Në s'gjetsha hon ku të të hedh
Të gjej një fushë a një lulnajë
Ku butësisht porsi polen
Gjithkund, gjithkund të të shpërndaj.

I. Kadare
 
Asgjee nk mbetet!
 
  • Përqafime
Reactions: ...
Vec se dy kujtime,,te mira dhe keqijat,,mos i mohojm edhe momentet e bukura,sa jemi te dashuriar eshte e gjith bota e jona,,kur prishet ajo dashuri te shembet e gjith bota prap mby ty,, kur dashuron ose je 100% i dashuruar ose sje fare!,,
 
Last edited:
Mendon dhe ti se nje perqafim,te ploteson atje ku duhet
Nga njeriu duhur po, kur njerezit jane te mjaftueshem dhe fitojne besimin qe eshte paresor për mua, flas per veten ë.
Sepse ka dhe njerëz materialist qe edhe shpirtin tu japesh nuk ngopen kurre!
 
Te kuptoj por asnjeher mos jep me shum sec duhet
Sikur te ishte aq e lehte, jam betuar qe do ndryshoj, kam luftuar, por ne fund nuk munda!
Njerezit permiresohen, tjetersohen nga ndodhite e jetes, duke humbur besimin.
Por, zemra dhe shpirti nuk ndryshojne kurre.
Tek e fundit njeriu eshte i forte, aq sa hallka e tij e dobet?
 
Ehh nrm sepse zemra nuk komandohet,por te pakten dashuro si ndjen dhe pse ndoshta me njeriun e gabuar por kur humb nje dashuri mendo se ajo dashuri se ka merituar dashurin tende
Ti thuash gjërat ështe shumë më e lehtë se ti ndjesh, por fjalet tua jane fisnike per mua, faleminderit shume ?
Sepse njeriu, çdo gjë mund tê ndodhë në jetën e tij, duhet te bjere dakord me veten.
Thonë se lufta me e ashper qe ekziston, eshte lufta me veten, e tek e fundit duhet te kuptojme në çdo situatë se jo gjithçka është në dorën tonë?
 
Dashuritë janë të bukura kur nisin por varet si përfundojnë
E në fund mbesin kujtimet, për disa të bukura e ca të tjerë të hidhura.
 
Back
Lartë