• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Cfare mund te bejme per reduktimin e semundjeve kardiake ?

Juno

Kontributor
LV
0
 
Numri 1 i vdekjeve në botë nga sëmundjet e zemrës është si rezultat i ngushtimit të arterieve që furnizojnë zemrën me gjak, oksigjen dhe lëndë ushqyese. Ky process, i quajtur sëmundja e arteries koronare, përgjithësisht mund të shkaktohet nga depozitimet e yndyrnave të pasura me kolesterol në muret e brëndëshme të arterieve. Ndërkohë që këto depozitime akumulohen në kohë, arteriet koronare ngushtohen deri në atë pikë sa rryma e gjakut të oksigjenuar në zemër pengohet. (spazma arteriale- shkaktuar nga duhani, stresi ekstrem emocional, apo ekspozimi në temperatura shumë të ulta – mund të shkaktojnë ngushtimin e papritur të arterieve koronare dhe për pasojë rrezikon zemrën)

Faktorët e rrezikut dhe reduktimi i tyre

Faktorët kryesorë të rrezikut për sëmundjet kardiovaskulare përfshijnë : pirjen e duhanit, presionin e lartë të gjakut, kolesterolin ,diabetin , obezitetin, stilin sedentar të jetës si dhe ushqimin e varfër.

1. Ler duhanin


Ky është ndoshta hapi me efektiv për parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare. Me shumë se 50 % e goditjeve të zemrës tek gratë e moshës së mesme i atribohen duhanit. Rreziku i sëmundjes kardiovaskulare fillon të bjerë brënda pak muajve të ndërprerjes së duhanit dhe arrin nivelin e personave të cilët kurrë nuk kanë pirë duhan brënda 3 deri në 5 vjet në vartësi se sa gjatë është pirë duhani.

2. Ul kolesterolin


Kolesteroli i lartë në gjak është një faktor që rrit shumë shanset për zhvillimin e sëmundjes së koronareve. Kolesteroli vendoset në murret e brëndshëm të arterieve duke i ngushtuar dhe duke lejuar më pak gjak të kalojë përmes tyre drejt zemrës.


3. Ruaj një peshë të shëndetshme


Obeziteti dhe stili i një jete sedentare kontribuojnë për rritjen e rrezikut për sëmundjet kardiovaskulare. Mbizoterimi i obezitetit në dekadën e fundit është rritur si për gratë ashtu dhe për burrat. Gjithashtu, ështe konstatuar se 60% e burrave dhe e grave nuk kryejnë aktivitet të rregullt fizik. Obeziteti, veçanerisht i depozituar në bark, është një faktor i rëndësishëm rreziku për sëmundjen kardiovaskulare tek gratë. Obeziteti gjithashtu rrit rrezikun për diabet, hipertension dhe kolesterol të lartë në gjak, të cilët përkeqësojnë me tej rrezikun për sëmundjen e arterieve koronare.

4. Ushtrohuni rregullisht


Ushtrimet fizike ndihmojne kundër sëmundjes së arterieve koronare duke ndihmuar zemrën të punojë më me efikasitet, duke reduktuar presionin e gjakut, rritjen e kolesterolit HDL, duke ulur tendencen e gjakut për formimin e copëzave të mpiksura, duke lehtësuar stresin, duke ndihmuar trupin të përdorë insulin dhe duke ndihmuar njerëzit të ruajne një peshë të shëndetshme. Njerëzit me jetë sedentare të cilët fillojnë një program të rregullt ushtrimesh, reduktojnë rrezikun e tyre për sulm të zemrës nga 35 në 55%. Është i nevojshëm një 30 minutësh në ditë aktivitet fizik intensiv në shumicën e ditëve të javës, por edhe i moderuar njëkohësisht, një program që duhet të jetë i realizueshëm dhe i sigurt.

5. Hani më pak yndyrë të ngopur, më shumë produkte dhe më shumë fibra


Dietat e ulëta në yndyrë të ngopur dhe të larta në fruta, perime, drithëra, zarzavate, shoqërohet me reduktim të rrezikut të sëmundjes kardiovaskulare. Një dietë vegjetariane ul këtë rrezik dhe madje mund të prapësojë gjëndjen ekzistuese të sëmundjes së arteries koronare kur kombinohet me ndryshime të tjera në stilin e jetesës.



6. Shmang ose kontrollo diabetin


Diabeti i tipit 2, jo i varur nga insulina, është një faktor i rëndësishëm rreziku si për sëmundjen e arterjeve koronare ashtu dhe për hipertensionin. Burrat me diabet kane dy deri tre herë më shumë rrezik për të patur sëmundjen e koronareve të zemrës se sa ato pa diabet. Kontrolli i peshes dhe ushtrimet mund të përmirësojnë përdorimin e sheqerit në gjak dhe të parandalojnë ose të ngadalësojnë mësymjen e diabetit dhe të reduktojnë shfaqjen e sëmundjes së zemrës.


7. Merr në konsideratë përdorimin e aspirinës me dozë të ulët


Rekomandohet rregjim për përdorimin e një aspirine (81 mg) në ditë ose gjysëm aspirine të rregullt (160 mg) në ditë, për shumë ditë, për të ulur rrezikun e sulmit në zemër me rreth një të tretën, duke reduktuar aftesinë e trombociteve në gjak të grumbullohen dhe në këtë mënyrë të formojnë copëza të mpiksura. Kjo është veçanërisht e këshillueshme nëse keni një rrezik për sëmundje të arterieve koronare. Aspirina mund të ketë efekte anësore dhe nuk është efektive për çdo njeri, kështu sigurohu duke u konsultuar fillimisht me mjekun.

8. Jepini vetes disa mjete të reja të manaxhimit të stresit


Stresi mund të ketë një efekt negativ mbi lipidet e gjakut.. Metodat e relaksimit (meditim, ushtrime të frymëmarrjes), yoga dhe teknikat e menaxhimit të stresit, janë thelbësore për parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare, sëmundjes të arteries koronare dhe për të reduktuar rrezikun e problemeve të përsëritura kardiake. Një faktor i rëndesishëm për uljen e stresit është gjumi. Gjumi përmirëson gjëndjen shpirtërore, ndihmon në ruajtjen e një peshe të shëndetshme, mban zemrën te shëndetshme dhe redukton rrezikun ndaj sulmeve ndaj saj, ul presionin e gjakut, redukton stresin, redukton shansin për diabet.
 
Back
Lartë