Ka plot gjëra që më shqetësojnë, por po them një të fundit, që më parë nuk e kishim ndeshur...
Është bërë e modës që, duhanxhinjtë që duan të lënë cigaren, marrin ca qesëza të vogla me nikotinë, që i mbajnë në gojë, poshtë buzëve e qiellzave. Këto gjoja i ndihmojnë për të lënë cigaren dhe nuk janë shumë të dëmshme...
Mirëpo ç'ndodh? Këta që i marrin, jo vetëm që nuk e lënë cigaren, por kështu i marrin të dyja...
E keqja është se këto qesëzat ua mbushin gojën me pështymë, e pështyjnë gjithë kohën në tokë. Qesëzat i ndërrojnë shpesh, po edhe ato i hedhin në tokë...
Ishte mirë me cigaret, se tymosnin në ndonjë cep e nuk bezdisnin njeri. Kurse tani janë mbushur sheshet me ato qesëzat e pështira, që thahen e ngjiten në tokë, e nuk shqiten.
Na e shpifën! Më rastis të punoj shpesh me njerëz të tillë, që u kullon goja pështymë gjithë ditën...