• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Cfare jane Galaktikat?

Juno

Kontributor
LV
0
 
Galaktika jone, Rruga e Qumeshtit, eshte tipike nje galaktike: ajo ka qindra miliarda yje, gaz dhe pluhur te mjaftueshem sa per te formuar miliarda yje. Dhe te gjithe jane te mbajtur nga graviteti.

Ashtu si me shume dy te tretat e galaktikave te njohura, Rruga e Qumeshtit ka nje forme spirale. Ne qender te spirales, shume energji dhe, here pas here,flakerima te gjalla jane te krijuara nga shperthimet e yjeve. Ne baze te gravitetit te madh qe do te kerkohet per te shpjeguar levizjen e yjeve dhe energjine e nxjerre, astronomet arrijne ne perfundimin se ne qender te Rruges se Qumeshtit eshte nje vrime e zeza supermasive.

Galaktikat e tjere kane forma eliptike, dhe disa kane forma te pazakonta dhe njihen si galaktika te parregullta. Fusha Ultra e Thelle e Hubble (HUDF) tregon kete diversitet. Hubble verejti nje cope toke te vogel ne qielli (nje te dhjeten e diametrit te henes) per nje milion sekonda (11.6 dite) dhe zbuloi rreth 10,000 galaktika, te te gjitha madhesive, formave dhe ngjyrave te ndryshme. Nga toka, ne shohim shume pak ne kete vend, i cili eshte ne konstelacionin e Fornax.





Formimi!

Pas Big Bengut, Universi ishte i perbere nga rrezatimi dhe grimcat subatomike. Cfare ndodhi me pas eshte nje teme e nxehte – ku grimca u vogla qe u bashkuan dhe gradualisht formuan yje, grupime yjore, dhe perfundimisht galaktika? Apo Universi ne fillim u organizua ne grumbuj te pafund te materies qe me vone u ndane ne galaktika?

Perplasjet!

Format e galaktikave jane te ndikuara nga fqinjet e tyre, dhe, shpesh, galaktikat perplasen. Rruga e Qumeshtit eshte vete ne nje kurs perplasje me fqinjin tone me te afert, galaktiken e Andromedes. Edhe pse ajo eshte ne te njejte moshe me Rrugen e Qumeshtit, vezhgimet e Hubble tregojne se yjet ne aureole te Andromedes jane shume me te rinj se ata ne Rrugen e Qumeshtit.

Llojet e galaktikave

  • Galaktikat epiliktike kanë formën e vezës. Disa nga galaktikat më të mëdha janë epiliktike.
  • Galaktikat spirale kanë bërthamë qendrore dhe krahë të harkuar, yjet te krahët e orbitës sillen rrotull qendrës së galaktikës.
  • Galaktike e çrregullt janë ato galaktika që nuk mund të përshkruhen si asnjë nga llojet e mësipërme të galaktikave.
 
Back
Lartë