• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Cfare eshte urretja dhe a eshte e domosdoshme?

U

Universal

Guest
Mqse cdo teme pothuajse i perket dashurise do doja te dija nje mendim ndryshe qe te gjithe e perjetojme cdo dite..

Pse kemi nevojë të ndjejmë ekzistencën e saj?

A thua ta kemi të domosdoshme për të jetuar?!

A nuk do ishte më e bukur jeta po tê mos e njihnim fare?!
 
Dashurine apo urrejtjen tani??
 
Dashuria te jep jete si ajri mendoj une kte e lidh dhe me nevojen e ekzistences saj.
Pytja e trete eshte shume e thelle dhe abstrake njekosisht do nje shpjegim te gjate ajo nuk shpjegohet me 3-4 fjale
 
Si janë dashuria dhe urrejtja paradoksiale Dashuria mund të bëhet urrejtje nëpërmjet dy mundësive të ndryshme: Një person zgjohet ose nga "gjumi i tij i dimrit", në të cilin ai ka mbështetur diçka për një kohë të gjatë, të cilën ai nuk e dëshironte. Ose dikush lëndon një person tjetër aq shumë sa që ndjenja e dashurisë i hap rrugë dëshirën e shkatërrimit të pandalshëm. Në këtë situatë, personat me një prag të tolerancës të frustrimit ose personave shumë narcisistë kanë më shumë gjasa të gjenden. Nëse mjetet emocionale nuk janë dhënë për të ruajtur ekuilibrin emocional në një situatë të pafavorshme, të tjerët ka të ngjarë të fajësohen për ndjenjën e frustrimit. Ne e urrejmë tjetrin, sepse janë dobësitë tona, varësia jonë ose pasiguria jonë!
Kjo dramë e pafundme është jashtëzakonisht e sëmurë. Është një nga këto situata ku humbni më shumë se sa fitoni. Nuk ka zgjidhje për këtë problem. Alternativa e vetme është të ndahesh nga ky person dhe të largosh nga urrejtja, e cila mund të bëhet një burg i juaji, nga i cili nuk mund të dilni dhe në të cilin më në fund të gjeni veten te shkatërruar në tokë.
Per ta krijuar nje gjendje shpirterore Indiferende ndaj kujt do qoft, ne ket raste te Partneri mendoj se largesia eshte optioni me i mir dhe te jep mundesi ti shikosh gjerat me gjake-ftohtesi dhe njekohesisht kur e arrin ne kete shkalle dhe nuk je emocinalisht i varur nga ai Person i gjykon gjerat me Objektive dhe min te gjitha je vet ne qender te vemendjes dhe jo nje XY qe as nuk e meriton vemendjen tende!
Dmth Indeferenca eshte ilaci i gjith kesaj semundje :D
 
Urrejtja, një mendim i lig në trurin e lig të një njeriu të lig.
Eshtë e domosdoshme vetëm për mëndjet e sëmura.
 
po i jap jetë forumit se keni ngecur vetëm ke temat më pyet të pyes, me jep te jap a thu se skeni pv per keto gjera :p
 
Urrejtje mahhh se di pse duhet ta ket nje njeri , eshte nje ndjen qe si ben dem asnjerit pervec vetes tende duke ber te mundur helmimin e shpirtit tend sja vlen me mir fal miresi gjithesekush tregon kush eshte.

Mos njeher njeher ajo miresi do mbuzoteroj edhe atje ku ligesia qendron mendimi im
 
Urrejtja,esht nje ndjenj qe ndodhet brenda njeriut.
Themi se urrejtja esht e keqja e njeriut,por ndonjeher esht edhe e mira e njeriut.
Te urresh dike qe te ka ber keq,te ben qe te ecesh perpara.
Nuk mendoj se do ishte jeta me e mire pa urrejtjen.
Ashtu sic ekzistojn ndjenjat e tjera,ekziston edhe urrejtja tek ne.
Urrejtja nuk te ben keq,thjesht te lejon te shohesh boten dhe njerezit ashtu sic jan ne te vertet.
E jo sic ata duken.
 
Te gjithe shprehen se dashuria eshte ndjenja me e forte qe ka njeriu, por edhe urrejtja eshte nje ndjenje mjaft e forte.
Keto dy ndjesi qendrojne prane njera-tjetres dhe i ndan vetem nje presje. Te dyja jane si nje qenie me dy koke ne drejtime te kunderta. Kur flet dashuria, urrejtja hesht.
 
Back
Lartë