• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Çdo ditë, themi një fjalë për nënën?

.

Larguar.
ANETAR ✓
LV
0
 
Ndoshta nuk muj’ me ta kuptu merakun që ke sa herë që bie t’flejsh e nuk mundesh mem puth sepse nuk m’ke afër, edhe pse jam aq e sigurt që ti m’puth çdo natë me zemër. Ndoshta s’kam mujt me ta prek shpirtin e me pa si t’digjet sa herë që mbi krye m’ke qëndru kur jam sëmurë por e di që ke vlue përmrena. Unë nuk e di sa e lodhshme ásht për ty mem bërtit sa herë që i dorëzohena gabimeve t’jetës por di që çikën tande s’kishe dásht me ta prek as puplat e lene ma e keqja e njerëzve. Unë nuk t’i di t’dhimtat e lindjes kur m’ke pru në jetë por di që i kishe përjetu çdo ditë, çdo sekondë veç me pa evladin tánd dhe zemrën n’gjoksin tànd si i rreh. Ndoshta unë kurrë s’kam me u ba as sa gjysma jote, por di që gjysma jeme asht plot 24 vjet prej áshtit tánd. E unë kisha mujt me ken bija e çdo femne tjetër, por jam e jotja me plot bekime, e nje grueje trime, me zemër t’madhe që e thrras nanë. Ndoshta njëmij vjet me i pas n’kyt dyrnja unë kurrë s’kam me ta shlye borxhin, edhe pse ti kur e ndin këto fjalë ngulfatesh sesi unë nuk e kuptoj që për ty jam një dhuratë e Zotit.
Unë di veç me ngreh zanin e me qajt, at’herë kur jeta m’rrzon e ma jep shuplakë tuj harrue që edhe ti i ke , por që i sheshon se t’mijat të vrasin ma shumë se tuajat dhe gjithmonë aty je. Sa herë bota ka hedh hi mbi evladin “vajzë” ti ke ditë mem mbyll veshët mos me i ndëgjue e m’ke thanë se ty t’kam hapë dyer n’parajsë. Ke ditë me sheshu fjalt e hallkut përreth se pse kam lind çikë e para për ty nuk asht ken turp por gëzimi ma i madh në jetë. Nuk kam pse me ta dediku dashninë veç një herë si çikë se ti e ke hak me u gzue çdo t’lume ditë. E unë veç me falendëru që e mbaj gjakun tand, gjak që më jep jetë sa t’jetë jeta.

(e shkruar nga ne shoqja ime)?
 
Faleminderit mam për mësimet tua.
Kur u perballa ne jet me disa gjera, kuptova rreptesine tende dhe gjithcka bere per te mbrojtur zemren time dhe mua?
Lov you mom?♥
 
Shkrimi eshte shume i bukur,edhe pse mua me bezdis shume nderthurja e fjaleve turke me dialektin geg.E moj Turqi qe na e lerove nanen per 500 vjet
 
Jam me ty Mam edhe kur nuk jam...
Me fal qe sot nuk mund te vij te perqafoj si dje ...❤
 
Me solle ne jete
E une te timen e jap per ty
Gjithcka une kam
Jo pa qellim gjithcka kam kaluar ne emrin tend..
Arsyeja eshte e vetme
Askush nuk te do ne jete pa interes me shume se nena.....
 
Du ta dish nanë? edhe pse s’ta them, unë sa herë vij në shpi, kur shoh ftyrën tande, çdo të keqe harroj. Nji përqafim i joti, jetën ma shton e zemres time i jep gezim❤️
 
Dikur te thoja shume fjale e ti qeshje sot ti thote shpirti se me mungon jashte mase se ti prape qesh nga fotoja
 
Back
Lartë