• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Caji Sherebeles...

Nina

.
STAFF
N2t Mod
LV
0
 
Si të përgatisni caj sherebele?

  • 1 kupë e gjysëm gjethe sherebele të freskët
  • 1 litër ujë
  • 10 kokrra ylli i anisonit
Përgatitja

Zieni gjethet ne ujë për rreth 15 min. Kullojini, derdheni lëngun në një shishe sterile dhe mbylleni mirë.

Përdoreni si për freskim të fytyrës, për të pastruar lëkurën me një pambuk të cilin e keni zhytur në të, ashtu edhe për të dhënë aromë të këndshme në trup.

Çaj sherebele

Bëni një çaj me 1 kupë ujë që zien dhe 1 lugë të vogël sherebel të tharë ose 2 lugë të freskët. Lëreni 5 minuta, kullojeni dhe hidhini pak mjaltë dhe pak limon.

Ky çaj ka veti antimikrobiale dhe ndihmon në uljen e djersitjes së padëshiruar. Ka disa tregues se çaji i sherebelës mund të ndihmojë edhe në stabilizimin e nivelit të sheqerit në gjak por nuk duhet të merret vazhdimisht.

Pini çajin e sherebelës 1 herë në ditë nga një kupë për 10 ditë rradhazi. Beni pushim 3-4 dite dhe më pas rinisni.

Kujdes: gratë shtatzanë dhe ato që ushqejnë foshnjët me gji nuk duhet të përdorin çajin e sherebelës, pasi mund të ndikojë në kontraksione të uterusit si dhe në uljen e prodhimit të qumështit të gjirit.

Burimi :Shendeti.al
 
Back
Lartë