• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Çfarë është helmi, frika, zilia...? (XHELALEDIN RUMI )

Kresha

A pretty face can never trick me
S-Mod
LV
0
 
E pyetën Rumiun, mjeshtrin shpirtëror pers të shek. XIII:

- Çfarë është helmi?

- Gjithçka përtej asaj që na nevojitet është helm. Mund të jetë pushteti, rehatia, ushqimi, egojja, ambicia, frika, zemërimi ... çfarëdo.

- Ç’ është frika?

- Mospranimi i dyshimit. Nëse pranojmë pasigurinë, kthehet në guxim.

- Ç’ është zilia?

- Mospranimi i lumturisë së tjetrit. Nëse e pranojmë, kthehet në frymëzim.

- Ç’ është zemërimi?

- Mospranimi i asaj që është përtej kontrollit tonë. Nëse e pranojmë, bëhet tolerancë.

- Ç’ është urrejtja?

- Mospranimi i njerëzve ashtu siç janë. Nëse i pranojmë pa kushte, atëherë, kjo kthehet në dashuri.

- Ç’ është pjekuria shpirtërore?

1. Është kur ndalojmë së përpjekuri për të ndryshuar të tjerët dhe kur përqendrohemi në ndryshimin e vetes.

2. Është kur ne i pranojmë njerëzit ashtu siç janë.

3. Është, kur ne kuptojmë se të gjithë janë të përshtatshëm, sipas perspektivës së tyre.

4. Është kur mësoni të thoni "lëreni të shkojë".

5. Është kur ju jeni në gjendje të mos keni "pritshmëri" në një marrëdhënie dhe jepni nga vetja për kënaqësinë e dhënies.

6. Kur kuptojmë se atë që bëjmë e bëjmë për paqen tonë.

7. Është kur ndalojmë së treguari botës sa të zgjuar jemi.

8. Është kur ndalojmë së kërkuari miratimin e të tjerëve.

9. Është kur ndalojmë së krahasuari me të tjerët.

10. Është kur jemi në paqe me vetveten.

11. Pjekuria shpirtërore është kur jemi në gjendje të dallojmë midis "nevojës" dhe "dëshirës" dhe jemi të aftë të çlirohemi nga kjo dëshirë...

E fundit dhe më e rëndësishmja!

12. Pjekuria shpirtërore fitohet kur pushojmë së shtuari "lumturinë" gjërave materiale!

XHELALEDIN RUMI
 
Back
Lartë