• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Burrit i presin organet mashkullore pasi tentoi të përdhunonte të mbesën në Brazil

...

Kontributor
LV
0
 

Burrit i presin organet mashkullore pasi tentoi të përdhunonte të mbesën në Brazil​


3-37-780x439.jpg


Sipas raportimeve nga Brazili, një burri iu prenë testikujt dhe organi gjenital, të cilat më pas iu hodhën derrave të egër, pasi kishte tentuar të përdhunonte mbesën e tij.

36-vjeçari i paidentifikuar nga rajoni Minas Gerais mori dënimin nga i dashuri dhe kushëriri i vajzës, pas akuzave të vajzës se e kishte sulmuar kur kishte qenë i pirë.

Dy të dyshuarit janë arrestuar tashmë nga policia, ndërsa viktima u dërgua në spital me plagë të tmerrshme.

Sipas raportimeve, burri kishte konsumuar alkool në qytezën e Olhos D’Agua dhe tentoi të sulmonte seksualisht mbesën e tij.

Vajza kishte arritur të luftonte avancimet e tij dhe u largua nga vendngjarja, ndërsa i akuzuari kishte shkuar në shtëpinë e tij dhe kishte rënë në gjumë.

Por në vend që të njoftonin policinë, kur mësuan per ngjarjen, i dashuri i 20-vjeçares dhe kushëriri i saj kishin shkuar për të marrë hak sipas mënyrës së tyre. Ata i kishin kërkuar burrit të bashkohej me ta për të shkuar në një fushë kallamsheqeri, ku “do të kastronin disa derra”.

Burri iu bashkua dy të njohurve të tij, të cilët e sulmuan dhe pas rrahjes barbare e zhveshën e i prenë penisin dhe testikujt.
Kur u zgjua prej plagëve, burri i tmerruar arriti të shkonte në shtëpi ku dha alarmin.

Ai u dërgua në spital rreth 50 kilometra larg në Olhos D’Agua ku mjekët e shokuar arritën të ndalonin gjakderdhjen e të shpëtonin jetën e tij.
Kirurgët më pas thanë se kishin rindërtuar kanalin e tij urinar, por nuk arritën të zëvendësonin pjesët e humbura.

Një oficer vendas policie tha se autoritetet kishin kërkuar për organet e prera të burrit, por nuk i gjetën dhe besonin se ishin ngrënë nga derrat e egër.
Kirurgu Felipe Lobo, i cili operoi burrin, tha: “Ishte diçka e ngjashme me skenat nga romanet e Dantes.

“Organi i tij gjenital dhe e gjithë pjesa e mesit të këmbëve ishte gjymtuar dhe organet gjenitale mungonin. Ajo që mund të bënim ishte vetëm ndalimi i gjakderdhjes, dhënia e një transfuzioni gjaku dhe pastrimi i plagëve”.
Policia është ende duke hetuar ngjarjen,
 
Duhet qe te nxjerrin nje ligj te tille per raste te tilla.... bote e padrejte dhe njerez bastarde mizerje .
 
Alkooli nuk justifikon as nje veprim I Vogel.. Per menim Tim duhet dhe kte ta jepni derrave pasi te shikonte Duke henger pjest. Te hanin kte..!
 
Back
Lartë