• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Burrat ‘gay’ luten për mëshirë pas dënimit me 77 goditje kamzhiku në Indonezi

...

Kontributor
LV
0
 

Burrat ‘gay’ luten për mëshirë pas dënimit me 77 goditje kamzhiku në Indonezi (foto dramatike)​



gagagag.png



Dy burra homoseksualë luteshin për mëshirë sot teksa merrnin dënimin me 77 goditje kamzhiku secili, për shkelje të ligjit islamik në Indonezi.

Dhjetra njerëz ishin dëshmitarë teksa një 27 vjeçar e një 29 vjeçar duronin dhimbjet e rrahjeve e luteshin për mëshirë, teksa grupi i pesë ekzekutuesve të goditjeve merrnin stafetën nga njëri-tjetri pas çdo 40 goditjesh.
Dy homoseksualët ishin arrestuar në nëntor pasi banorët nisën të dyshonin dhe thirrën policinë që hyri në dhomën e tyre me qera, dhe i kapi duke bërë seks, tha kreu vendor i policisë Heru Trivijanarko.
Në një prej goditjeve shkopi i policëve u thye teksa ekzekutoheshin goditjet ndaj burrave, por ai zëvendësohej shpejt me një tjetër.
Pas njëfarë kohe dënimi u ndalua për një periudhë të shkurtër, teksa burrave iu lejua të pinin pak ujë, para se të vazhdonin goditjet.
Nënës së një prej të dënuarve i ranë të fikët teksa shikonte fshikullimat ndaj të birit.
Mediat vendase raportonin se secili nga burrat u goditën 77 herë, tre më pak sesa dënimi i tyre fillestar, pasi kishin kryer tre muaj burg paraprakisht.
Katër persona të tjerë ishin dënuar me 17 deri në 40 goditje kamzhiku në të njëjtën ditë, për akuza si konsum alkooli apo takime të dashurit e seksit të kundërt.
Një grua e re u godit 17 herë me kamzhik pasi ishte takuar me të dashurin e saj, me të cilin nuk ishte në lidhje martesore.
“Zbatimi i ligjit islamik sharia është final, nuk ka rëndësi se kush je, edhe vizitorët duhet të respektojnë normat vendase,” tha zyrtari i rendit publik Heru Triwijanarko për agjencinë AFP.
Zyrtari shtoi se ka disa vende të dyshuara për praktika homoseksuale në rajon dhe nxiti qytetarët t’i raportojnë ato pa hezituar.
Seksi homoseksual është i jashtëligjshëm kudo në Indonezi, por rajoni i Aceh është i vetmi në shtetin musliman që zbaton ligjin e dënimeve tradicionale Sharia.
Aceh, në majën e gadishullit të Sumatra, zaton goditjet publike të kamzhikut për shkeljet si lojë bixhozi, konsum alkooli dhe tradhti bashkëshortore.
Dënimet kritikohen nga mbrojtësit e të drejtave të njeriut por mbështeten gjerësisht nga popullsia lokale.
Rajoni zbaton ligjet e veta fetare pasi fitoi autonomi të veçantë në 2001, si kompromis me qeverinë për të ndaluar militantizmin separatist vendor.



ga-10.png



Dy burra homoseksualë luteshin për mëshirë sot teksa merrnin dënimin me 77 goditje kamzhiku secili

Top Channel
 
Back
Lartë