• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Burgoset gardiania ‘qejflie’ për marrëdhënien me grabitësin në burgun e sigurisë së lartë në Britani

...

Kontributor
LV
0
 

Burgoset gardiania ‘qejflie’ për marrëdhënien me grabitësin në burgun e sigurisë së lartë në Britani​




bur.png



Një gardiane burgu 22 vjeçare është burgosur për 10 muaj në Britani pas një marrëdhënieje “flirtuese” me një të burgosur të sigurisë së lartë, kur oficerët i gjetën numrin e tij të telefonit të shkruar me bojë në kofshë.

Scarlett Aldrich ishte 20 vjeçe kur kishte shkruar me boje numrin e të burgosurit të rrezikshëm, në këmbën e saj.

Shefat u skandalizuan nga homazhi që vajza i bënte të burgosurit, të emëruar vetëm si Jones, dhe u detyrua të kryente një ekzaminim mjekësor.

Asokohe Aldrich, nëna dhe njerku i së cilës janë të dy oficerë policie, ishte një anëtare e besuar e stafit të burgut të sigurisë së lartë Full Sutton, pranë York.

Ajo ka pranuar shkelje të kodit të sjelljes dhe të futjes ilegalisht të celularit në burg.

Dje Aldrich, tashmë 22 vjeçe, u burgos për dhjetë muaj por gjykatësi John Thackray dha po jep gjysmën e dënimit të pezulluar, pasi “burgimi yt do të kishte pasoja të rënda për ty dhe të dashurit e ty”.

Ai tha: “Ti lejove që merreshe në kontroll nga ai, duke rrezikuar sigurinë tënde dhe atë të burgut. Kjo ndodhi në një burg të sigurisë së lartë ku celularët dhe kartat SIM përdoren si valutë ilegale, reflektojnë pushtet dhe prishin jetën e institucionit”.

Dyshimet kishin lindur 2019 kur Aldrich e Jones shiheshin që bisedonin për orë të tëra në orët mësimore të burgut.

Prokurori Ayman Khokar tha: “Raportohet se kur e akuzuara hynte në ‘workshop’, përshëndetej me rojet dhe më pas ulej me Jones për të biseduar më shumë se një orë”.

Këto vizita u bënë gjithnjë e më të shpeshta sipas komenteve të të burgosurve dhe megjithë kritikat e kolegëve, Aldrich nuk ndryshoi sjelljen e saj flirtuese me të burgosurin.

Por pas zbulimit të celularit të të burgosurit atë u gjetën mesazhet e anëtares së stafit të burgut që i shkruante: “Sonte vjen Abi dhe nuk të marr dot. Më ka marrë malli shumë. Të puth fort.”
Në shtator 2019, Aldrich u pezullua dhe pranoi marredhënien që kishte nisur pas ndarjes nga ish-i dashuri i saj. Ajo tha se nuk kishin pasur aktivitet seksual apo kontakte të tjera fizike në ambjentet e burgut.



bu-1.png
 
Si historina sjan keq por skan lidhje me realitetin fare se jan rrena kto lloj lajmesh ?
 
Pra qe 20 vjeç gardjane burgu kjo? ?
Pse, as ne angli nuk kerkohet shkoll per tu bere polic? Se sme dalin llogarit.
 

@Ai_Tipi
@Socialdisexpert

Artikull i Daillymail!

Per tu bere roje burgu nuk duhet universitet !!! Ca shkolle kerkon ?!!???
Po pra ka fillu pun nai kuksion edhe ska ca bo shpik bo lajme ?
 
Back
Lartë