Gardiani 40 vjeçar pritet t’i jap lamtumirën fushës së blertë në takimin e fundit që bardhezijtë do të luajnë në shtëpi përballe Veronës, dhe sipas të gjitha gjasave do të jetë dhe festa e titullit të 7-të kampion radhazi. Megjithatë, pavarësisht kundërshtarit të dobët, drejtuesit bardhezijnë kanë tentuar të shfrytëzojnë rastin për të mbushur dhe arkat.
Kështu, drejtuesit bardhezi kanë caktuar dhe çmimet e bileta për ndeshjen ndaj veronezëve. Bie në sy që bileta më të lira varion nga 50 euro deri në 180 euro.
Një shifër kjo e kripur për xhepat e tifozëve juventun, që do të tentojnë ta kthejnë në festë lamtumirë për Buffon-in dhe festë titullit ndeshjen e 20 majit përballë Veronës./Oranews/