• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Buffon i përlotur, përlot gjithë stadiumin në ndeshjen e fundit

Alb

Anetar i ri
ANETAR ✓
LV
0
 
buffoniii-565x350.jpg
Në “Allianz Stadium” festa kishte nisur para se në fushë të zbriste skuadra, por në stadiumin e mbushur plot e përplot, të paktë ishin ata që kishin mbërritur për të ndjekur ndeshjen, e aq më pak rezultatin final të saj.

Në Torino e shtuna e 19 majit 2018 do të mbahet mend si “Gigi Day”, dita kur Gianluigi Buffon i tha lamtumirën bardhezinjëve pas 17 sezonesh të mbushur me trofe.

Për t’ja lehtësuar disi barrën e lamtumirës së dhimbshme, Max Allegri vendosi që të zëvendësojë në minutën e 63-të. Me kokën ulur për të mos treguar sytë e përlotur dhe me duart lartë duke falenderuar tifozët, Gigi iu drejtua stolit.

Ovacionet e tifozerisë e bllokuan dhe në fund nuk e mbajti dot më. 40-vjeçari shpërtheu në lot dhe u ul në stolin, hera e fundit që e bën për Juventusin si lojtar, pasi të ardhmes nuk i dihet dhe fati mund të kthejë në këtë stol, por me një rol tjetër.

Hapësira e stolit ishte shumë e vogël për të mbajtur gjithë keqardhjen e largimit dhe Gigi iu drejtua dhomave të zhveshjes, duke u premtuar tifozëve se do të rikthehej prap.

U rikthye në fushë më i qetë, por nisi sërish i përlotur të përshëndesë të gjithë tifozët. E ashtu i përlotur, mes duartrokitjeve, brohoritjeve dhe i shoqëruar nga një shi i lehtë, Buffon vendosi të ngjisë shkallët e stadiumit, aty nga ku do ta shohë nga tani e tutje Juventusin e tij./top channel
 
Back
Lartë