• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

“Britma ngado! Mendova se do të vdisja, pashë fëmijë nën trupin tim”, Pelegrinët izeralitë tregojnë detaje rrëqethëse nga tragjedia me 44 të vdekur

...

Kontributor
LV
0
 

“Britma ngado! Mendova se do të vdisja, pashë fëmijë nën trupin tim”, Pelegrinët izeralitë tregojnë detaje rrëqethëse nga tragjedia me 44 të vdekur​


Screenshot 1 117 780x439

lg.php


Ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e të enjtes në Lag Ba’ omer në malin Meron, ku mbetën të vrarë 44 persona dhe u lënduan qindra të tjerë, është rrëfyer nga pelegrinët hebrenj, të pranishëm në ceremoninë fetare.

CEO i United Hatzalah, Eli Pollack, u shpreh për “The Jerusalem Post”, se tragjedia ndodhi kur turma të mëdha njerëzish vërshuan në një kompleks të mbyllur, e aty, pas rrëshqitjes, u përplasën njëri me tjetri. Hatzalah teksoi se gëzimi i madh nga festa, u prish nga katastrofa.
“Për fat të keq ne gjetëm fëmijë të vegjël duke shkuar atje. Ne arritëm të shpëtonim, por disa fëmijë jo. Jam i tronditur nga e gjithë ngjarja”, u shpreh Hatzalah.


Pelegrinët hebrenj, të cilët morën pjesë në festimet e Lag Ba’omer në malin Meron të enjten mbrëma, pohuan se janë tronditur dhe tmerruar pasi dhjetëra njerëz u vranë dhe mbi njëqind u plagosën në një rrëmujë të shkaktuar para varrit të rabinit, Shimon Bar Yochai.
Një nga personat e plagosur në incident i tha KAN neës se njerëzit filluan të rrëshqasin në shkallë dhe të bien mbi njëri-tjetrin.

“Kishte gjithnjë e më shumë njerëz, derisa policia vendosi të hiqte gardhet anash dhe të provonte shpëtimin e njerëzve. U desh kohë. Mbaj mend që u shtriva mbi dikë. Ai nuk merrte frymë”, tha ai.
“Kishte britma; një rrëmujë. Secili duke u përpjekur të dilte nga tjetri, por ata nuk arritën të nxirrnin askënd jashtë sepse ishte një enigmë. Unë pashë njerëz, fëmijë, nën mua”, shtoi dëshmitari okular në KAN.


(BalkanWeb)
 
Back
Lartë