• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Britania largon nga Afganistani një grup të komunitetit LGBT

...

Kontributor
LV
0
 

Britania largon nga Afganistani një grup të komunitetit LGBT​



britani-1.jpg



Dhjetëra afganë që i përkasin komunitetit LGBT (homoseksual, lesbike, biseksual dhe transgjinor) kanë mbërritur në Britani të Madhe pasi ky vend dhe organizatat për të drejtat e homoseksualëve u angazhuan për t’i larguar ata nga Afganistani.

Talibanët morën kontrollin e Afganistanit, në muajin gusht, pas tërheqjes së forcave amerikane dhe të aleatëve.
Ministria e Jashtme e Britanisë së Madhe tha se shpreson që gjatë muajve të ardhshëm të largojë nga Afganistani më shumë grupe të komunitetit LGBT.

“Ne luajtëm një rol kyç në largimin e këtyre njerëzve dhe do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që mundemi për të ndihmuar afganët e rrezikuar të largohen nga vendi”, tha ministrja e Jashtme britanike, Liz Truss në një deklaratë.

Në mesin e 29 afganëve ka studentë dhe aktivistë që kanë ngritur vazhdimisht zërin në mbrojtje të barazisë për komunitetin LGBT në Afganistan.

Talibanët sundojnë me rregulla të ashpra të ligjit islamik – Sheriatit, dhe shumë grupe të njerëzve ndjehen të rrezikuar.

Personat e komunitetit LGBT janë ndër grupet më të cenueshme në Afganistan.
Ministria britanike thotë se shumë prej tyre përballen me nivele të rritura të persekutimit, diskriminimit dhe sulmit.

Grupi i afganëve do të mbështetet nga Stonewall, Micro Rainbow dhe organizata të tjera bamirëse që mbështetin komunitetin LGBT për të krijuar jetën e tyre të re në Britani të Madhe.

“Po krijohen shtëpi të sigurta për afganët”, tha Sebastian Rocca, shefi ekzekutiv i Micro Rainbow.
Organizata gjithashtu do t’i ndihmojë ata të kenë qasje në këshillim, kujdes shëndetësor dhe gjetjen e vendeve të punës, tha Rocca.

Stonewall dhe organizata kanadeze Rainbow Railroad ishin pjesë e përpjekjeve për ta çuar grupin në Britani, tha Ministria e Jashtme./REL


Top Channel
 
Pse nuk largojn nenat me femije ne gji, baballaret qe kan len gjymtyret per te sjell pak drite, fshatar te detyruar te helmojne veten neper fushat e opiumit, mekanik, mjek, kepucar, saldator, etj?!
Po largojne frymor qe askujt si duhen?!
Qe jan mallkim per njerezimin?!
Ptu pushta!
 
Back
Lartë