• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Britania e Madhe nuk tërhiqet, Boris Johnson: Me ushtri do të mbrojmë Ishujt Falkland dhe Gjibraltarin

...

Kontributor
LV
0
 

Britania e Madhe nuk tërhiqet, Boris Johnson: Me ushtri do të mbrojmë Ishujt Falkland dhe Gjibraltarin​



1-141-780x439.jpg


Kryeministri britanik Boris Johnson do të detyrohet që me ushtri të mbrojë Ishujt Falkland dhe Gjibraltarin, thuhet në disa dokumente “që kanë rrjedhur”, shkruan Telegraph.
Ai obligohet të përdor forcat e armatosura për mbrojtjen e Britanisë së Madhe dhe qytetarëve të saj, që përfshin edhe “përgjegjësinë për ofrimin e sigurisë për 14 territore tjera matanë detit”, transmeton Telegrafi.

Në dokumentet e “rrjedhura” që Telegraph ka pasur qasje – strategjia prej 100 faqeve e titulluar “Britania globale në kohën e konkurrencës”, përshkruan se si do të mbrojë territoret matanë detit “duke iu drejtuar dhe mbrojtur nga kërcënimet shtetërore dhe jo shtetërore”.
Johnson ka theksuar se forcat e armatosura “do t’i përgjigjen hyrjeve në ujërat që janë territor i Britanisë në afërsi të Gjibraltarit”, duke mbajtur prezencë të vazhdueshme në ishujt Falkland, ishullin Asension dhe territorin britanik në Oqeanin Indian.

Së fundmi anëtarët e partisë spanjolle Voks, i kishin bërë thirrje Madridit që të heqin dorë nga marrëveshje pas Brexitit, që u nënshkrua mes Spanjës dhe Britanisë së Madhe, pasi që kërkohej që Gjibraltari “të çlirohet” nga Britania e Madhe.
Gjibraltari ka qenë pikë e diskutueshme midis Britanisë dhe Spanjës, pasi që qeveria spanjolle viteve të fundit ka kërkuar një sovranitet të përbashkët. Spanja vazhdimisht operon me anijet luftarake në ujërat territoriale përreth Gjibraltarit, që konsiderohet si akt agresioni.

/Telegrafi
 
Back
Lartë