Kapiteni i Bolognas, Xhemaili, ka dhënë një premtim për trajnerin Mihajlovic, me të cilin punoi së fundmi.
Ai gjithashtu ka thënë se serbi ishte si një baba për të dhe gjithë lojtarët e Bolognas.
“Trajneri do ta fitojë këtë betejë edhe për ne, pasi ne ndihemi sikur jemi familja e tij” ka thënë Xhemaili për ‘Sky Sport Italia’, transmeton lajmi.net.
“Sigurisht, askush nuk e priste që kjo të ndodh, por ne jemi të gjithë afër tij. Mihajlovic është si një baba për ne, kështu që ne do të luftojmë për të në mënyrën si ai luftoi për ne” ka thënë tutje shqiptari.
Mihajlovic morri punën e trajnerit tek Bologna gjatë muajit janar, duke shpëtuar skuadrën që të mos bie në Serie B. /Lajmi.net/
Shkruar nga: taulantg