• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Blair: BE mund të bëjë kompromis për lëvizjen e lirë

AlbaniaIrC

Anetar i ri
ANETAR ✓
LV
0
 
Ish-kryeministri britanik Toni Blair beson se udhëheqësit evropianë janë të gatshëm të bëjnë kompromis për lëvizjen e lirë të njerëzve si mënyrë për të shmangur largimin e Britanisë nga Unioni. Sipas tij, “vullneti i britanikëve” mund të ndryshojë kur vështirësitë e Brexit-it të duken më qartë.

Ish-kryeministri më i suksesshëm britanik i dekadave të fundit, Toni Blair, ndërhyn sërish në fushatën e Brexit-it, duke deklaruar se, sipas politikanëve më me influencë të Evropës, me të cilët ai ka kontakte, janë të gatshëm të bëjnë kompromis për lëvizjen e lirë në vendet e BE-së, në këmbim të qëndrimit të mëtejshëm të Britanisë në Bashkimin Evropian.

Në një shkrim, Blair i referohet politikanëve gjermanë dhe francezë. Sipas tij, “fitorja e Macron në Francë ka ndryshuar dinamikën politike në Ervopë”.

Sipas Blair, konservatorët në pushtet në Britani humbën shumicën parlamentare në zgjedhjet e fundit sepse një numër i madh britanikësh votuan për të frenuar Brexit-in e fortë dhe në mënyrë eksplicite hodhën poshtë mandatin që kërkonte kryeministrja May për bisedimet e Brexit-it.

Në shkrimin e botuar nga Inistuti i Toni Blair, theksohet se debati i duhur për çështjet e Brexit-it nuk është në tavolinë për shkak të frikës së konservatorëve për hapjen e plagëve të brendshme brenda partisë së tyre.

Artikulli i Toni Blair botohet në kohën e njoftimit të të dhënave të sondazhit të fundit të opinonit publik, ku 70% e britanikëve do të mbështesnin lëvizjen e lirë nëse ajo do të reformohej, sipas të cilës, shtetasit e BE-së nuk do të gëzonin automatikisht të drejtën për t’u vendosur në një vend të BE-së pa pasur më parë një ofertë për vend pune dhe nëse do të kishte kontrolle më të forta për përfitimet dhe ndihmat sociale. E njëjta gjë konfirmohet edhe nga votuesit gjermanë dhe ata francezë.
 
Back
Lartë