• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Bill Gates: Lajme të mira na presin në 2021

Vinjol

Larguar...... ne nji tjeter..... Dimension.......
ANETAR ✓
LV
0
 

Themeluesi i kompanisë Microsoft, Bill Gates, ka thënë se ky vit ka qenë i keq dhe sipas tij pritet që lajme të mira do të na vijnë gjatë vitit të ardhshëm.
“Më shumë se 1.6 milion njerëz kanë humbur jetë gjatë pandemisë së coronavirusit dhe mbi 75 mijë tjerë janë infektuar me COVID-19, kurse dëmet ekonomike kapin vlerën e dhjetëra trilion dollarëve. Miliona njerëz kanë mbetur pa punë dhe kanë probleme të mëdha për të paguar faturat, e mbi një miliard fëmijë kohën më të rëndësishme për shkollë, e kanë humbur. SHBA këtë vit ishte dëshmitare e vrasjeve të tmerrshme siç ishte ajo e George Floyd dhe Briana Taylor, zja*rret në zonat malore dhe zgjedhjet presidenciale që kurrë më parë nuk janë parë të zhvillohen në atë mënyrë”, ka shkruar Gates në blogun e tij “Gates notes”.

Megjithatë, thotë së gjërat do të përmirësohen gjatë vitit 2021.
“Gjatë vitit të ardhshëm do të na vijnë lajme të mira. E kam kaluar 2020-ën me kolegët nga Fondacioni, duke u munduar ta kuptojmë se si duhet ta testojmë, trajtojmë dhe parandalojmë COVID-19. Kur mendoj shpejtësinë dhe përparimin e shkencëtarëve, jam i befasuar. Raca njerëzore kurrë nuk ka bërë përparim më të madh kur është fjala për shërimin e çfarëdo sëmundje brenda një viti. Një gjë e tillë kurrë më parë nuk është bërë sikur në lu*ftën kundër COVID-19”, ka shtuar Gates.
Në rrethana të zakonshme, zbulimi dhe prodhimi i vaksinës mund të marrë kohë deri në 10 vite, por kësaj radhe, shumë vaksina kundër koronavirusit janë zbuluar brenda më pak se një vit.
Sidoqoftë, Gates konsideron se pavarësisht përparimit, njerëzit vazhdojnë të jenë të rrezikuar nga pandemia e koronavirusit.
“Modelet kompjuterike parashikojnë që pandemia do të mundte të jetë edhe më e rëndë gjatë muajve të ardhshëm. Gjithashtu duhet të bëjmë më shumë për variantin e ri të koronavirusit që është shfaqur, për të cilin thonë se përhapet më shpejtë, por që nuk është edhe aq vdekjeprurës”, ka theksuar miliarderi amerikan.


pacensure.com
 
Prandaj ka dy ishuj privat ky dhe 1 lagje tveten
Sepse ato "triliona dollare te humbura",kane shkuar ne xhepin e njerezve te ketij kallepi. Ne vazhdim do shpiken edhe viruse te tjera,per ti bere te pasurit sa me te pasur.
 
Se ku po lexoja qe ky tipi do na bej vaksinat e covid me qellim implantimin e mikrocipeve ne turpin tone ??? me siguri batmani dhe supermeni do bejn dicka dhe do ta ndalojn ?
 
Se ku po lexoja qe ky tipi do na bej vaksinat e covid me qellim implantimin e mikrocipeve ne turpin tone ??? me siguri batmani dhe supermeni do bejn dicka dhe do ta ndalojn ?
Perpara disa muajsh u be nje eksperiment me derrin e bute. I implantuan nje mikrocip ne tru. Ka nje video ne you tube. Njerezit nuk u shqetesuan,edhe pse derri me njeriun kane 82% te gjene te njejta. Pas derrave,e kemi radhen ne.
 
Back
Lartë