• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Biden njeh zyrtarisht gjenocidin armen nën Perandorinë Osmane

...

Kontributor
LV
0
 

Biden njeh zyrtarisht gjenocidin armen nën Perandorinë Osmane​




Biden.png



Presidenti Joe Biden njohu si genocid vrasjet sistematike dhe deportimin e qindra mijëra armenëve nga turqit osmanë një shekull më parë. Presidenti Biden bëhet kështu presidenti i parë amerikan që ndërmerr këtë hap.

Asnjë President i mëparshëm amerikan në 106 vite nuk e kishte njohur, por sot në 106-vjetorin e gjenocidit armen Biden dha një mesazh duke u sensibilizuar me popullin armen. Ai deklaroi se mizori të tilla duhen ndaluar të ndodhin dhe tashmë është momenti për të parë nga e ardhmja.

“Çdo vit në këtë ditë, ne kujtojmë jetët e të gjithë atyre që vdiqën në gjenocidin Armen të Perandorisë Osmane dhe rivendosim veten për të parandaluar një mizori të tillë që të mos ndodhë më kurrë. Sot, ndërsa vajtojmë për atë që humbi, le të kthejmë sytë nga e ardhmja – drejt botës që dëshirojmë të ndërtojmë për fëmijët tanë. Një botë e pa njollosur nga të këqijat e përditshme të fanatizmit dhe intolerancës, ku të drejtat e njeriut respektohen , dhe ku të gjithë njerëzit janë në gjendje të ndjekin jetën e tyre me dinjitet dhe siguri. Le të rinovojmë vendosmërinë tonë të përbashkët për të parandaluar mizoritë e ardhshme që të ndodhin kudo në botë. Dhe le të ndjekim shërimin dhe pajtimin për të gjithë njerëzit e botës”- tha Biden.


Top Channel
 
Back
Lartë