
Të gjithë e mbajnë mend momentin e vështirë kur ish-mbrojtësi i Barcelonës, Erik Abidal u sëmur nga kanceri i mëlciçsë.
Për fatin e tij, transplanti u krye me sukses në vitin 2011 dhe lojtari i shpëtoi tumorit që po shkatërronte mëlçinë e tij.
Megjithatë, një telash i ri ka dalë në skenë pasi dyshohet se gjithçka ka ndodhur në mënyrë ilegale.
Tashmë problemet ligjore me Abidal kanë të bëjnë me faktin se autoritet spanjolle dyshojnë se Abidal ka blerë një mëlçi në treg të zi.
Kjo pasi sëmundja e tij po avanconte dhe shanset për të mbijetuar sa vinin e bëheshin gjithmonë e më të vogla.
Në këtë aferë dyshohet se është përfshirë dhe ish-presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell, i cili tashmë po vuan një dënim në burg pas akuzave për evazion fiskal.
Nëse ish-presidenti katalanas dëshmon për këtë çështje, atëherë Abidal mund të përfundojë pas hekurave.
The post Bëri transplant të mëlçisë në mënyrë ilegale, Abidal drejt burgut appeared first on Lajmi i Fundit.