• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Benzema shënon pas gafës së portierit, Mane barazon rezultatin

Alb

Anetar i ri
ANETAR ✓
LV
0
 
benzema-goli-600x345.jpg
I kanë mjaftuar vetëm 5 minuta nga pjesa e dytë Benzema për të kaluar në avantazh Realin e Madridit, i cili shënoi pas një gabimi fatal të portierit të Liverpool.

Në një tentativë për ta pasur topin te një nga shokët e tij, portieri Karius e përplas në këmbët e franzezit dhe më pas përfundon në rrjetë.

Por vetëm 5 minuta më pas, Liverpool reagon dhe Mane barazon rezultatin në 1-1.

Ishte lojtari nga i cili anglezët prisnin më shumë, por Salah la fushën e lojës në minutën e 30-të mes lotëve. Një përplasje me mbrojtësin Ramos e la të dëmtuar egjiptianin. Pavarësisht ndihmës së parë, Salah nuk mundi të vazhdojë të luajë në finalen e madhe të Champions League.

Vetëm pak minuta më pas, të njëjtin fat pati mbrojtësi i Realit Carvajal.

Liverpooli e nisi mirë ndeshjen duke bërë presion në 10 minutat e para në zonën e Realit të Madridit, por pa arritur të vërë në vështirësi portierin madrilen.

Ndërkohë, ishte pikërisht Ronaldo, madrileni i cili rrezikoi i pari në portën e Liverpoolit. Portugezi pati një mundësi të mirë në minutën e 15 duke lëshuar një diagonale të rrezikshme, por goditja e tij përfundoi vetëm pak mbi traversë.

Por minutat e fundit të pjesës së parë i takuan Realit të Madridit, të cilët krijuan disa raste, madje edhe shënuan me Benzema, por goli i francezit u anulua për pozicion jashtë loje.
 
Back
Lartë