• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Behrami nuk u përgjigjet gazetarëve kur pyetet për “Shqiponjën”

Alb

Anetar i ri
ANETAR ✓
LV
0
 
IMG-20180626-WA0005-546x350.jpg
Futbollisti Valon Behrami, lojtari i kombëtares së Zvicrës me origjinë nga Mitrovica e Kosovës, që njëherit mban postin e ndihmës kapitenit të kombëtares zvicerane, në një konferencë të media para lojës së Zvicrës me Costa Rikën, është pyetur nga gazetarët ndërkombëtarë rreth përdorimit të shqiponjës gjatë festimit të fitores kundër Serbisë, që u mbajt të premten.

Ishin bashkëvendësit e tij nga Kosova, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri si dhe kolegu i tyre zviceran kapiteni Stephan Lichtsteiner ata që festuan me duar të kryqëzuara në formë shqiponje kur shënuan golat kundër Serbisë, në kampionatin botëror që po mbahet në Rusi.

Që të tre u dënuan nga FIFA me arsyetimin se përdorën simbole ofenduese ndaj tifozëve të Serbisë. Simboli që përdorën ishte shqiponja dy krenare e formësuar me duar.

Behrami nuk ka dashur të përgjigjet rreth kësaj para gazetarëve ndërkombëtarë, duke thënë se “nuk mund të jap përgjigje të shkurtë” në lidhje me këtë andaj ka vendosur të mos përgjigjet fare.

“Sigurisht se është një situatë që askush prej neve nuk e donte, fatmirësisht i pashë tek pas asaj raport në media sepse askush nuk po fliste më për futbollin por vetëm për atë [mënyrën e festimit]. Unë e di që është interesante për njerëzit që të lexojnë gjëra të tilla por kjo nuk do të duhej të ishte diçka që të na marrë kohën neve. Ne nuk mund të japim saktësisht një përgjigje, ose të them më mirë një përgjigje të shkurtë. E vetmja gjë që mund t them është se nuk duam realisht të flasim për atë, ne jemi këtu të flasim për futboll, për këtë kemi ardhur këtu. Dhe kjo është mënyra më e mirë për të ecur tutje në këtë Kampionat Botëror”, ka thënë Behrami.

Ndërkaq trajneri i kombëtares së Zvicrës, Vladimir Petkovic, ndërkaq ka mbështetur deklaratën e Xherdan Shaqirit ku ai gjestin e tij e quan “emocion”.

“…Futbolli është një lojë emocionesh dhe i tillë duhet të jetë …Ajo çka ka ndodhur, ka ndodhur dhe tani ne duhet të jemi të kujdesshëm si dhe të mësojmë nga ajo…”, ka thënë ai.

Xhaka dhe Shqiri u dënuan nga FIFA me nga 10 mijë franga ndërsa Lichtsteiner me 5 mijë franga.

The post Behrami nuk u përgjigjet gazetarëve kur pyetet për “Shqiponjën” appeared first on Lajmi i Fundit.
 
Back
Lartë