• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Bebja indane gjendet e gjallë në kuti duke lundruar në lumin Ganges

...

Kontributor
LV
0
 

Bebja indane gjendet e gjallë në kuti duke lundruar në lumin Ganges​


be-kr.png



Në imazhe shihet një bebe që u gjet sot e gjallë duke lundruar në një kuti të lëshuar në lumin indian Ganges.

Policia vendase tha se ka nisur hetimet për autorët e braktisjes së vajzës së sapolindur në lumë, e cila ishte lënë në një kuti të veshur me copë të kuqe, dhe me një horoskop ku jepej data dhe ora e lindjes. Vajza ishte quajtur Ganga – që në gjuhën Hindi do të thotë ‘lum i shenjtë’.
Varkëtari që e gjeti beben tha se ajo kishte ngecur në anë të lumit, ku ai kishte shkuar për rituale lutjeje.

Gjetësi i bebes, Gullu Chaudhary tashmë po vlerësohet si hero në vend. Ai tha se u çudit nga të qarat e bebes 21-ditëshe, në kutinë e zbukuruar me imazhe të zotave Hindu.

Bebja është dërguar në spital ku raportohet se është në gjendje të qëndrueshme.
Autoritetet po hetojnë arsyet e aktit të rëndë por në Indi shpesh ndaj vajzave diskriminohet ashpër pasi konsiderohen si një barrë shoqërore për familjen, sidomos mes komuniteteve të varfra.


be-1.png



Një bebe që u gjet sot e gjallë duke lundruar në një kuti të lëshuar në lumin indian Ganges.

Top Channel
 
Back
Lartë