• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

“Bayerni synon hakmarrje ndaj Realit”

centos

🅵🅾🆁🆄🅼🆂🅷🆀🅸🅿.🅲🅾🅼
ANETAR ✓
LV
0
 
bayerniii-594x350.jpg
Hakmarrja ndaj Realit të Madridit është në menynë e kësaj jave për Bayern Munchen, pasi formacioni “bavarez” do të përballet me atë që e cilësonte kundërshtari më i vështirë para finales së madhe në Ligwn e Kampionëve.

Skuadra kampione e Bundesligës, edhe këtë sezon do të luajë ndaj “Los Blancos”, por në kontrast me vitin e kaluar, tashmë përballë janë llogaritë e gjysmëfinaleve.

Dy ekipet eliminuan respektivisht Sevillan dhe Juventusin, e tani synojnë finalen “epike” të Kievit në Ukrainë.

Formacioni i Jupp Heynckes synon sërish “tripletë”, që e ka fituar më parë në vitin 2013. Bundesliga është përvetësuar dhe finalja e Kupës së Gjermanisë është në program. Presidenti i Bayernit, Uli Hoeness paralajmëroi Realin se llogaritë tani bëhen ndryshe.

“Jemi më në formë sesa sezonin e kaluar dhe nuk do të bëjmë llogari me dëmtimet, si në vitin 2017. Manuel Neuer ka një zëvendësues si Sven Ulreich, që është shumë i mirë. Kemi lojtarë në formë si Thomas Mueller, apo të tjerë që janë rigjeneruar nga trajneri Heynckes. Vitin e kaluar, arbitri Kassai bëri 3-4 gabime të mëdha dhe gjykimi i tij ishte i sikletshëm”, tha presidenti i Bayernit.

Kjo ndeshje do të jetë gjithashtu një sfidë e drejtpërdrejtë edhe mes dy sulmuesve më në formë të momentit, Robert Lewandowski dhe Cristiano Ronaldo.

Polaku ka mundësinë të joshë sërish ekipin që kërkon me ngulm në merkato, ndërsa portugezi synon të shtojë një tjetër Champions në muzeun prestigjioz të trofeve.
 
Back
Lartë