Bayerni edhe pse çështjen e titullit e ka mbyllur dy xhiro më parë, nuk ka lejuar befasi në udhëtimin te Koln i vendit të fundit, skuadër të cilën e mposhti me rezultat 1:3.
Rodriguez, Lewandowski dhe Tolisso, shënuan për fitoren e skuadrës së Jupp Heynckes.

Ditë jo e mirë ka qenë për Borussia Dortmundin, që u mposht në ‘Signal Iduna Park’ nga Mainz me rezultat 1:2.

Tek pjesa e fundit e tabelës, përveç Koln, sot rënien nga Bundesliga e ka konfirmuar edhe Humburgu, që u mposht 3:0 nga Eintracht Frankfurt në udhëtim.
Më poshtë gjeni renditjen aktuale në Bundesligë dhe ndeshjet e xhiros së fundit që luhen javën tjetër./Lajmi.net/

