Kampionët e Bundesligës kanë arritur ta fitojnë garën për të nënshkruar me mbrojtësin e krahut të djathtë.
Reprezentuesi francez ka shkëlqyer sezonin e kaluar në Bundesligë me Stuttgartin, ndërsa formën e njëjti e pati edhe në Kupën e Botës në Rusi.
Skuadra të mëdha si Borussia Dortmund, Real Madrid, Manchester United e PSG, kanë shfaqur interesim për shërbimet e tij.

Por sipas medieve gjermane gara është fituar nga kampioni aktual i Gjermanisë, Bayern Munich.
Bavarezët kanë arritur marrëveshje me Stuttgartin për transferimin e Pavardit për shumën e 40 milionë eurove./Lajmi.net/